Si i mblodha reliket nga Fan Noli te Eliza Dushku. –
Para disa vitesh (mars 2014) ne Muzeut Historik Kombëtar u çel ekspozita e studiuesit, poetit dhe publicistit Novruz Xh. Shehu, “Relikte nga personalitete të shquar të kulturës kombëtare shqiptare”.
Në këtë ekspozitë paraqiten mjete përdorimi ose dorëshkrime apo veshje nga shkrimtarë, artistë, studiues, si Margarita Xhepa, Luftar Paja, Musine Kokalari, etj.
Ideja e autorit është që të japë mesazhin se krenaria dhe lartësia e një kombi është rrezatim i punës krijuese të intelektualëve.
Vetë z. Shehu në fjalën e hapjes u shpreh se: “Kombi arrin lavdi të përjetshme kur lavdëron dhe lartëson një figurë të shquar të vendit të tij”.
Intelektualët janë barometri i vitalitetit dhe progresit të një shoqërie.
Ky kënd muzeal jep në njëfarë mënyre thirrjen për përqëndrim të mëtejshëm ndaj veprës së personaliteteve të kombit shqiptar.
Krahas ekspozitës autori përuroi novelën poetike “Fausti në Tiranë”.
Nevruzi eshte ndare nga jeta, por vepra letrare e tij jeton, po ashtu edhe pervoja dhe konkretisht reliket e grumbulluara jane trashegimi ne familjen e tij. Po publikojme dhe nje interviste qe Novruz Xh. Shehu ka dhene me kete rast.
- – – – – – – – –
Novrus Shehu: Si i mblodha reliket nga Fan Noli te Eliza Dushku |
Një kartolinë me shkrimin origjinal të Fan Nolit. Gramafoni i Vaçe Zelës që është përdorur për 20 vjet, dhe që ishte objekti ku ajo regjistronte dhe këndonte këngët e veta dhe pastaj i korrigjonte, por edhe një këmishë me kuadrate nga gardëroba e këngëtares së madhe janë bërë pjesë e një ekspozite me relike të rralla që u çel dje në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita me relike të rralla, sende dhe objekte të personaliteteve të shquara të kulturës, do të qëndrojë për dy ditë e hapur në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita ka për autor shkrimtarin dhe publicistin e njohur Novruz Shehu.
Ai është njëkohësisht edhe autori i dhjetëra intervistave, reportazheve dhe profileve të artistëve të njohur. Shumë prej tyre kanë ndërruar jetë, por kur ishin gjallë, Novruz Shehu ka mundur të mbledhë nga shtëpitë e tyre sende dhe objekte të veçanta, duke i paraprirë prespektivës së një muzeu simbolik të rrallë relikesh. Ekspozita “Relike të personaliteteve të shquar të kulturës kombëtare” është çelur në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar. Koleksionisti Novruz Shehu thotë se origjina e këtij koleksionim, vjen nga pasioni për shkrimet dhe esetë mbi jetën e personaliteteve.
Aty është edhe stilolapsi i papa Gjon Palit të dytë dhuruar Pjetër Arbnorit. Janë dorëshkrimet e Sterio Spases, syzet e Jup Kastratit, reliket e Shaban Demirajt, bizhutë e Edi Luarasit në vitet e rinisë, penda me majë të artë e martires së demokracisë Musine Kokalari, kollarja e mëndafshtë e Havzi Nelës, një orë tavoline e regjisorit Kujtim Spahivlogi. Në këtë ekspozitë janë edhe mjetet e famshme të peshkimit të përdorura nga artisti i madh Kadri Roshi. Është një kuti bizhuterie e Marije Krajës. Janë fustani dhe këpucët e përdoruara në filmin “Koncert të vitit 1936” të Margarita Xhepës e të tjera relike rreth së cilave ruhet një kujtim i veçantë. Për disa prej këtyre kujtimeve shprehet edhe koleksionisti Novruz Shehu në intervistën për “Shqiptarja.com”. Vura re shumë objekte interesante që janë dëshmi speciale të ekzistencës së personaliteteve të mëdha të kulturës, si syzet e Jup Kastratit, fustani i Margarita Xhepës, këpucët, e relike të Vaçe Zelës… Si munde ta sigurosh aparatin e fotografit të famshëm Jani Jançe? Si munde t’ia shkëputësh Eliza Dushkut reliket që fare mirë mund të ishin në muzeun e Hollivudit? Mendoj se janë të çmuara edhe mjetet e peshkimit të artistit të madh Kadri Roshi. Sa kanë kushtuar këto relike? Cilat nga reliktet më të dashura? Ku ruhet ky koleksion? Ekspozita ka larmi mesazhesh dhe origjinalitet Ekspozita e relikeve të personaliteteve të kulturës të mbledhura nga Novruz Shehu është përcjellë me mbresa dhe lëvdime për autorin e saj. Veçanërisht prof.dr Isuf Kalo u shpreh për “Shqiptarja.com” se: “Më bënë përshtypje larmia e mesazheve dhe mesazhi është polimor. Më pëlqen diversiteti; nuk ka synuar që të ketë diçka përfaqësie, por diçka që na çon tek personaliteti. Kur shikojmë shkopin e Ramadan Sokolit ose objektet e një tjetër personaliteti, kostumet e roleve që kanë luajtur, kanë një mesazh më tepër se çfarë përfaqësonte artisti. Është një gjetje origjinale, këndvështrim i veçantë për të parë të bukurën e popullit tonë dhe për të dhënë një mesazh që njerëzit e çmuar nuk do të vdesin dhe nuk do të harrohen kurrë”. |