Si mund te thuhen kaq shume pasaktesira historike, ne kaq pak rreshta, nga nje Qender Studimore. …
Nga Artan Shkreli
K A Q . S H U M E . B R O C K U L L A
…
Si mund te thuhen kaq shume pasaktesira historike, ne kaq pak rreshta, nga nje qender studimore sikurse ne postimin e meposhtem?
– Data e 26 tetorit ska lidhje aspak me Rodonin, e aq me pak me “clirimin” e tij, por me terheqjen e osmaneve nga rrethimi i III i Krujes. Sa i takon Rodonit, ne pamundesi per ta perdorur, osmanet qene mjaftuar (sikurse thekson edhe Barleti) me shkaterrimin e keshtjelles aty, te cilen Kastrioti kish nisur ta realizonte. Pra cfare cliron Skenderbeu?
– Nuk ka asnje te dhene apo dokument qe Karl Topia t’i kete dhuruar Pal Kastriotit (gjyshit te Gjergjit tone) ndonje gje; e aq me pak ndonje keshtjelle; e akoma me pak ne Kep te Rodonit ku nje e tille nuk ekzistonte perpara se Gjergji, dekada me vone, te vendoste per ta ndertuar. Dhe e gjitha cka eshte shkruar ketu merr tone qesharake kur ekspertet e QSPA-se shpikin dhe emrin e babait te gjyshit, apo ate te gjyshit te babait, te Gjergj Kastriotit qe na e quajne Gjon.
– Gjithsesi vetem nje rresht me pas ata “kthjellohen” se keshtjella s’ka kurrfare lidhje me Karlin dhe pohojne se fortifikimi i Rodonit na eshte ndertuar shume me vone, por… por, sic theksojne, me rastin e marteses se Skenderbeut (lidhja e ndertimit te saj me martesen eshte prej romancash mesjetare).
– Pasi kane shpikur plot gjera ne pak rreshta, veç stergjyshit, sajuan edhe investituren me titullin e paqene naltmadhní, duke i konsideruar “Mbreti dhe Mbreteresha Gjergj e Donika”… tashme biem ne nje turbo-folk stereotip.
– Ja dhe nje fake news: “Skenderbeu i kerkon Venedikut ta ndihmoje per te rindertuar keshtjellen e shkaterruar” (kjo kerkese me siguri eshte bere, por vetem ne vitin e Zotit 2022), dhe “Venediku e refuzoi” (???) “duke pasur frike forcimin e shqiptareve” (me siguri eshte fjala per arberit)… por tashme nenvizimet behen thjeshte te pakuptimta!
Huazuar nga: FB Artan Shkreli