Si parashikohet moti për sot 10 shtator
10 Shtator 2022
Gjatë pjesës së parë të ditës së shtunë, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Më pas reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët.
Po ashtu edhe për ditën e Diel në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokale.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë, duke luhatur vlerën minimale 16 gradë celsius dhe atë maksimale në 31 gradë celsius.