Si po braktisen fshatrat nga shqiptarët, ja raporti çdo ndodhë deri në vitin 2050. –
Si po braktisen fshatrat nga shqiptarët, ja raporti çdo ndodhë deri në vitin 2050. –
Të gjithë shqiptarët do të rendin nga fshati drejt qyteteve në të ardhmen, duke “braktisur” tërësisht fshatrat. ojeksionet e Divizionit të Popullsisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se në 2050-n, rreth 78.2% e popullsisë së vendit do të jetojë në zonat urbane. Ndërsa sipas censit të vitit 2011, i fundit i realizuar, 54% e popullsisë jetonte në qytet dhe 46% në fshat. Para viteve ’90, mbi 60% e popullsisë jetonte në qytet.
Krahasuar me projeksionet e vendeve të tjera të rajonit, Shqipëria ka të projektuar përqindjen më të lartë të popullsisë në zonat urbane. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi, ku sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara rreth 77% për qind e popullsisë do të jetë e përqendruar në zonat urbane të vendit. Maqedonia është e treta me 72.7%, Serbia me 68%, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina ka projeksionin më të ulët me vetëm 64% të popullsisë që do të jetojë në zonat urbane.