Si po manipulohet masa në Rusi. – E reja nga Kharkiv: Qyteti im po bombardohet, por mamaja ime në Moskë nuk më beson

4 Mars 2022

Oleksandra është strehuar në banjën e banesës së saj në qytetin verilindor të Kharkiv me katër qentë e saj që nga fillimi i bombardimeve.

25-vjeçarja ka folur rregullisht me nënën e saj, e cila jeton në Moskë, Rusi.

Gjatë këtyre bisedave dhe madje edhe pasi dërgoi video nga bombardimet e rënda, Oleksandra nuk është në gjendje të bindë nënën e saj për rrezikun në të cilin ndodhet.

“Nuk doja t’i trembja prindërit e mi, por fillova t’iu them të vërtetën se civilë dhe fëmijë po vdesin,” thotë ajo

Ajo shton se edhe pse prindërit e saj shqetësohen për të, mendojnë se ka qenë një rastësi vrasja e civilëve, pasi ushtria ruse nuk ka qëllime të tilla.

Oleksandra thotë se nëna e saj përsërit gjërat që dëgjon në tv e censuruara ruse.

Gazeta Dita