Si u be Mbret Ahmet Zogu.

Nga Genci Hoti.

Ne literaturen historike shqiptare te pas 1945 ky problem nuk eshte pare kurre seriozisht, por me nje gjuhe percmuese, tallese, antihistorike eshte pretenduar se Ahmet Zogu u veteshpall mbret ne menyren me antiligjore te mundeshme. Ne kete rast te gjithe diskutantet dhe studiuesit nuk kane marre per baze asnje ngjarje te vitit 1924, vit qe percaktoi Ahmet Zogun si Mbret te shqiptareve. Eshte mire qe shqiptaret duhet t’i rikujtojne keto ngjarje dhe t’i lidhin me figuren e Ahmet Zogut per te kuptuar se si ndertohet historikisht figura mbreterore e nje Njeriu edhe pse mund te mos kesh simpati, te kesh urrejtje edukative, te flasesh per te pa ditur absolutisht asgje te sakte.

Figura mbreterore e Ahmet Zogut u percaktua ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer me 29 Korrik 1913 ku u muaren dy vendime: “ORGANIZIMI I SHQIPËRISË” dhe “STATUTI I SHQIPËRISË i PËRPUNUAR NGA KOMISIONI NDËRKOMBËTAR I KONTROLLIT”.

Ndjekja e ketyre dy vendimeve nga ana historike na con ne zbulimin e procesit te berjes Mbret te Ahmet Zogut jashte ndikimeve te politikes dhe propagandes komuniste. Ky proces fillon me piken e pare te Vendimit të Konferencës së Ambasadorëve ku thuhet:

“Shqipëria ndërtohet si një principatë autonome, sovrane dhe e trashëgueshme sipa rendit të parëlindjes, nën garancinë e gjashtë Fuqive. Princi do të zgjidhet nga të gjashtë Fuqitë.

Dmth karakteri mbreteror i zanafilles se shtetit te shqiptareve eshte veper e Ambasadoreve te Gjashte Fuqive te Medha dhe jo teke e Ahmet Zogut. Dhe ne e dime qe kete rol e luajti Princ Vidi per gjashte muaj, perpara se te fillonte Lufta e Pare Boterore dhe pretendimi i Princit mbi Fronin e shqiptareve vazhdoi deri ne 26 shkurt 1924. Ate dite ka ekzistuar mbledhja e XX-te, e Marte, me 26. Fruer 1924, ora 2.30 pas dreke, ku eshte diskutuar mbi formen e rregjimit politik ne Shtetin Shqiptar: Monarki apo Republike dhe mbi Statutin e Shtetit (Bisedimet Parlamentare 1924/1, Tirane 2012, f. 247-257).

Por tre dite me pare ne Parlamentin Shqiptar ka ndodhur nje ngjarje: Ne mbledhjen e XVI te dates e Shtunde, me 23. II. 1924, ora 2.30 mbas dreke, ishte ne rend te dites zgjedhja e paris dhe po zhvillohej nje polemike mbi kete ceshtje kur “Ndihen dy pushke te qituna perpara sales s’Asamblese e mandej hyne Z. Ahmet Zogu i plaguem e ulet ne nji karrige te tryesa e sekretaris. Mbledhja per nji kohe te shkurter pushon e mandej prep vijon nen kryesin e Z. Ilias Vrionit” (Bisedimet Parlamentare 1924/1, Tirane 2012, f. 231). Vazhdon mbledhja per zgjedhjen e kryetarit te Parlamentit ku Z. Eshref Frasheri zgjidhet kryetar me 58 vota kundrejt 32 te Z. Ibrahim Xhindi dhe nji vote te bardhe. Qe nga kjo dite deputeti Ahmet Zogu nuk merr më pjese ne mbledhjet parlamentare te Kuvendit te Shqiperise. Por, nga ana tjeter, nuk ekziston nje doreheqje e kryeministrit Ahmet Zogu ne Bisedimet Parlamentare 1924 pas dates 23 shkurt 1924 dhe me daten 3 Marc 924, ora 4 pas dreke ekziston mbledhja e XXIV e Kuvendit Shqiptar ku diskutohet votebesimi i kryeministri te ri Z. Shefqet Verlaci i cili deklaron se kriza qeveritare vazhdonte prej 6 javesh (Bisedimet Parlamentare 1924/1, Tirane 2012, f. 285). Ne te vertete ekziston nje shkak perse u shtrengua formimi i kabinetit te ri me nxitim e nxjerre nga fjala e Min. te Puneve Botore, Z. Koco Kotta, sipas te cilit “Me mbledhjen e Kuvendit Kushtetues qi asht e vetmja fuqi souverane e Shtetit t’ one, Kabineti i Z. Ahmet Zogut, vuni ne dispozite te Keshillit te Nalte pushtetin qeveritar qi permbante”. D.m.th. eshte kjo aresyeja perse u largua qeveria e Z. Ahmet Zogut dhe perse u vendos qeveria e Z. Shefqet Verlacit.

Pra ngjarjet e dt. 23 shkurt 1924 (plagosja e Kryeministrit Ahmet Zogut) dhe ajo e dt. 26 shkurt 1924 (ndryshimi i formes se rregjimit politik ne Shtetin Shqiptar: Monarki apo Republike dhe mbi Statutin e Shtetit, qe shfuqizonte Princ Vidin si drejtues i Shqiperise si Principatë autonome, sovrane dhe e trashëgueshme duke e kaluar Shqiperine ne Republike Parlamentare) e perjashton Ahmet Zogun si autorin e ketij transformimi politik. Pas ketij momenti shteti shqiptar kalon nga Monarki ne Republike (se ku qendron dora e Ahmet Zogut ne kete rast vetem mund te merret me mend, duke pasur parasysh ngjarjet e 1928, por nje akt historik te drejteperdrejte te dokumentuar, pervec ketyre qe shkruhen, nuk e di te kete).

Ajo qe ndodhi ne dhjetorin e 1924 eshte nje teresi ngjarjesh qe shqiptaret, per efekt te edukimit shkollor, i dine absolutisht gabim. Me dt. 21 dhjetor 1924 kryeministri i kohes Imzot Fan S. Noli largohet nga zyrat kryeministrore duke lene nje leter qe ja drejton gjithe popullit shqiptar. Me dt. 22 sekretari i Fan Nolit vjen nga Vlora ne zyrat kryeministrore ne Tirane per te marre doreshkrimet e perkthimit te Rubairave te Omar Khajamit nga ana e Nolit dhe me dt. 23 dhjetor ja con Nolit ne Vlore (kjo ngjarje eshte e treguar ne parathenien e botimit te Rubairave me 1944) i cili po ate dite can detin dhe kalon ne Bari. Me dt. 25 dhjetor 1924, ora 20, rreth 2000 manifestues e priten Ahmet Zogun me entuziazem te shfrenuar ne afersi te Varreve te Bamit (i gjej te gjitha keto ne shtojcen e fletores “Liria” me pronar Av. Dr. Vasil K. Dilo, e premte 26.12.2012).

Me ardhjen e vitit 1925 Kuvendi Kushtetues ne mbledhjen e 66 te tij, dt. 21 janar 1925, ora 2.30 mbas dreke, nen drejtimin e Kryetarit z. Eshref Frasheri, mban seancen mbi caktimin e formes se regjimit politik te shtetit te shqiptareve. Ne kete rast diskutimet u perqendruan ne qenien e regjimit Republike apo Monarki dhe, nga 56 deputete, pro regjimit republikan votuan 54 deputete, ndersa dy abstenuan. Vete deputeti Ahmet Zogu (i katerti ne liste) votoi pro regjimit republikan. Me dt. 31 janar 1925 mbahet seanca mbi Statutin Themeltar te Republikes Shqiptare dhe zgjedhjen e Kryetarit te Shtetit Shqiptar. Procesi i fundit i seances se asaj dite ishte zgjedhja pikerisht e Kryetarit te shtetit shqiptar ku me shumice absolute te votave (60 pro dhe 1 vote per Eshref Frasherin, ndersa 1 e bardhe) Kryetar i Pare i Shtetit te Shqiperise zgjidhet Ahmet Zogu me titullin Kryetar i Republikes (te gjitha keto sipas: “Bisedimet e Kuvendit Kushtetues, Viti II 1925, Nr. 33, f. 9-42).

Republika e Shqiperise e vazhdoi jeten e saj ne kete pozicion deri me daten 6 qershor 1928, ne mbledhjen e 42, ora 4 mbas dite, kur Senati i dergon Kryesise se Dhomes se Deputeteve shkresen Nr. 105/II, dt. 6/VI/928, mbi nevojen e nje revizionimi te pergjithshem te Statutit si dhe nevojen e shtimit te nje dispozite n’artikullin 141 te Statutit mbi lanjen e kompetences te pergjithshme te Statutit, nji Asambleje Konstituente. Shkresa ishte firmosur nga Kryetari i Senatit P. Evangjeli (te gjitha keto ne: “Bisedime Parlamentare, 1928, 3).

Me dt 27 Gusht 1928, ora 4 mbas dreke, mbahet mbledhja e 2 e Asamblese Konstituente ku vertetohen dhe pranohen Asamblistat e te gjithe Prefekturave te Shqiperise (gjithsejt 58 te tille, por prezent 53). Po ate dite zgjidhet Paria e perbere: Kryetar Z. Pandeli Evangjeli (me 50 vota pro), Nenkryetar Z. Ferid Vokopola (me 29 vota pro), Kujdestar Z. Fiqiri Rusi (me 38 vota pro), Sekretar Z. Ejell Serreqi (me 47 vota pro).

Me 29 Gusht 1928, ora 5 mbas dite, mbahet mbledhja e 3, ku lexohen telegramet nga e gjithe Shqiperia ne mbeshtetje te kerkeses qe Asambleja Konstituente te vendose pa vonese shpalljen e Monarkise dhe te proklamimit si Shpetimtar i Kombit shume te dashunit AHMET ZOGUT per Mbret te Shqiptareve. Telegramet jane te derguara nga: Himara, Pogradeci, Peshkopia, Tirana, Saranda, Shkodra, Ballshi, Berati, Zerqani, Dukagjini, Leskoviku, Bilishti, Lushnja, Lezha, Korca, Delvina, Libohova, Elbasani, Peqini, Kukesi, Kavaja, Kolonja, Shijaku, Ishem, Gjinokaster, Vlora, Durres, Skrapar, Kurvelesh, Luma, Kruja, Gramshi, Permeti, Konispoli, Burreli, Puka, Mirdita qe kane nje karakteristike te perbashket: Kerkesen per shpalljen e Monarkise dhe vendosjen e Presidentit aktual Ahmet Zogu si Mbret i Shqiptareve. Me pas asamblistet diskutuan mbi ndryshimin e formes se regjimit politik nga Republike ne Monarki dhe vendosjen e Ahmet Zogut Mbret te Shqiptareve. Cdo diskutim shoqerohej ne fund me duartrokitje. Me pas u formua komisioni prej 24 anetaresh qe do te shpallnin rregjimin monarkik duke ja dhuruar fronin Laltmadhenise se Tij A. Zogut.

Me dt. 1 shtatuer 1928, ora 9 para dreke, mbahet mbledhja e 4 ku lexohet raporti i Komisionit te Statutit ne emer te Kryesis Asemblese Konstituente, te shprehur me 30-VIII-28, i cili propozoi ndryshimin e rendit politik nga Republike ne Monarki dhe kurorezimin e Madherise se Tij Zogu i I. Propozimi ishte firmosur nga Kryetari i Kom. te Statutit Pandeli Evangheli. Me pas asamblistet votuan ne kembe artikujt me te nguteshem te Statutit, ku vecojme:

Art….Shqipenia asht Mbretni (Royanne) demokratike, parlamentare dhe e trashigueshme.

Art…. Mbreti (Ruy) i Shqiptareve asht Nalte Madhenia e Tij (Zog i I) nga familja (ne origjinal eshte femija, GH) e famshme shqiptare ZOGU.

DISPOZITA TRANSITORE

Vetem kete here Mbreti (KOL) i I. Nalt Madhenia e Tij (ZOGU i I) betohet perpara Asamblese Konstituente (te gjitha keto ne: “Bisedime Parlamentare, 1928, 4).

Tirane, me 13 shtator 2020

Huazuar nga FB: Genci Hoti