Si u dorëzua Edi Rama para presionit popullor për çmimin e karburanteve. – Pardje u tha “ecni në këmbë”.
Si u dorëzua Edi Rama para presionit popullor për çmimin e karburanteve. – Pardje u tha “ecni në këmbë”.
11 Mars 2022
GAZETA SHQIPTARE/ “Çmimin e naftës e vendosin bursat, jo qeveria!”. Këtë përgjigje i dha Rama në “Facebook”-un e tij më 9 mars, komentuesit Adriano Dervishaj. Përgjigjen ai e shkruajti nga Dubai, ku kish shkuar bashkë me gjysmën e qeverisë për një ekspozitë, ndërkohë që shqiptarët derdheshin në rrugë në protesta për rritjen e çmimeve.
Në fakt, retorikën që “qeveria nuk mund të ndërhyjë te çmimet” Edi Rama e ka përsëritur edhe më herët. Jo pa nuanca arrogance.
Kur u pyet tetorin e shkuar se pse ishte rritur çmimi i bukës, ai tha me mospërfillje se që nga koha e Skënderbeut shqiptarët s’e kishin problem bukën. “Çmimi u rrit nga taksa ruse e eksportit. Në kapitalizëm qeveria nuk vendos çmime”, argumentoi kreu i qeverisë.
Më 3 tetor të vitit të shkuar, Rama doli në një konferencë të jashtëzakonshme për të shpallur “fatkeqësinë globale dhe emergjencën kombëtare të energjisë”. Shumëkush u habit me gjuhën tejet pesimiste të kryeministrit. Ai krahasoi “problemin e energjisë” me dy “luftërat” e tjera që…
Shkurtim Artikulli nga Gazeta Shqiptare