Harta-e-vjeter-e-shqiperise-

SI U FORMUA KRAHINA MALËSI E MADHE? –

As. prof. dr. Kahreman Ulqini

Malesia e Madhe gjate shek. XV-XVII shtrihej brenda ketyre kufive natyrore. Prroni i Thate, Mali i Kurriles, Qafa e Thanes, Bjeshket e Nemuna, malet Kom e Vizitor, lumenjet Zeta, Moraca te bashkuar me Zeten, deri ne derdhje te liqenit te Shkodres. Kjo krahine ne mesjeten paraosmane perputhej pak a shume ne shtrirje me njesin administrative Zeta e Siperme. Nga fundi i shek. XIV fillimi i shek. XV njohim nepermjet doku­menteve te kohes, disa bashkesi fisnore ne Malesin e Madhe. Si Fiset Tuz, Hot, Bythdose, e tjer te nxitur nga Venediku, ata ngriten krye kunder Balshes se Trete por, meqe nuk e perballluan forcen e tij, u detyruan ti braktisin viset e veta e te strehiheshin brenda kufive te Sinjorise ne komunen e Shkodres. Tuzet, te udhehequr nga kreu Junk Tuzi, me 1403 formuan vendbanimin e ri me emeri Tuz, i cili perbehej prej 150 shtepish, dhe perfshinte zonen nga Gradeci e Pjetroshani deri ne breg te liqenit te Buze Ujit. Sipas marrveshjeve te viteve 1403 e 1416 tuzet do te nxirrnin 500 luftetare kalores e kembesore, sa here qe Republika e Venedikut do ti kerkonte. Nga fundi i shek. XVI . Organizata fisnore e tuzeve ishte shperbere. Ne vendin e prejardhjes mbijetoi fisi. Me 1455 tuzet marrin pjese ne Kuvendin e Zetes krahas bashkesive te tjera te Malesise. Ne rregjisterimin osman te vitit 1497 permenden tuzet e siperm. Zanafillen e ketij fisi studiuesit e marrin tek Llesh Tuzi banor i katundit te shqiptareve 1330. Mirpo antroponimi Tuz ne kete krahin figuron ne dokumentet e viteve 1222deri ne vitin 1228.
Me 1414 Andrea Hoti me krene te fisit perfunduan kete marrveshje me autoritete venedikase, ata do te qenderonin shtetas besnike, do te ruanin paqen, do te luftonin me ate qe ishin ne gjendje lufte Republika, do te jepni 300 luftetare, ne mese te cileve 80 ishin Kalores. Ne anen tjeter siguronin privilegje e prona toksore ne fushen e Mbishkodres dhe u falen nga cdemtimet e ngarkuara me pare. Me vdekjen e Balshes se trete me 1421 Hotet u kthyen ne trojet e veta, Edhe fisi Bythdose e Matagushe me 1417 iu nenshtruan Venedikaseve. Malesia e Madhe, duke qen ne skaj te truallit shqiptar, u godit heret nga vala e serbizimit. Pa perjashtuar edhe faktor te tjere, kryesore ishte qenia e saje gjysem ortodokse e lidhur me kishen serbe. Ne mes Malesoreve Katolike e Ortodokse u nderprene marrdheniet martesore tradicionale. Malesoret ortodokse benin krushqi kryesishte me Malazezet. Gruaja futi ne shtepi gjuhen e huaj. Lale Drekali, udheheqesi i Kucit ne shek XVII e ndaun gruan e tij shqiptare katolike dhe u martua me nje Malazeze. Sipas Erdeljanoviqit e Rashoviqit iu cel rruga serbizimit te Kucit sepse shembullin e Drekalit e ndoqen edhe shume te tjere. Gojedhenat Malazeze tregojne se me ane te martesave u seerbizuan Bratonishiqet, Nikiqet, e Pejoviqet ne Llazorce, Bubiqet e tjer. Faktorit fetar i duhet shtuar edhe ai politiko-administrative. Ne kushtet e sundimit osman malesoret ortodokse dora-dores u bashkuan me Malin e Zi, jo aq nga joshja fetare por per te gezuar pavaresi me te madhe. Gjate shek XVIII-fillimi shek. XIX procesi i sebizimit perfundoje ne Vasoviq, Piper, Palbardhe, Bratonisiq, Kuc e tjer, kjo popullesi megjithse e serbizuar nuk e njohu veten per Malazeze, vazhdoi te perdorte emerin Malesi e malesore, pore tashme te perkthyer ne serbishte Brida e Brigjani emeri Berda se pari duket ne dokumentet venedikase te vitit 1687. Serbizimi i plote ne Berde
perfundoi ne kuadrin e shtetit modern malazez me ane te dhunes e vrasjeve te malesoreve katolik e atyre ortodokse te panenshtruar. Me 1856 Mirkoja vellai i Princit, hyri me forca te medha ne fshatin Kosor te Kucit banoret e te cilit ishin malesore shqiptare ortodokse, ku preu kokat e femijeve ne djep. Gjate viteve 1877-1878 malazezet pushtuan bajraket Rahoje, Triesh, Koje, e Fundena, e fshaterat e Kucit te Poshtem dhe fushen e Zetes. Disa vite me vone E. Durham do te shkruante se pashe nje serbizim te vrazhde ne proces. Veshja shqiptare u ndalua dhe mbajtja e kapices malazeze ishte e detyrueshme. Kufite politik te Malesise se Madhe ndryshuan perseri me vone, duke e ngushtuar krahinen. Ne Konferencen e Ambasadoreve te Fuqive te Medha, ne Londer 1913, Tuzi, Gruda dhe pjesa me e madhe e Hotit iu dhane padrejtesishte Malit te Zi. Nga fundi i shek. XVIII Malesia e Madhe njohu bajrakun, si lidhje bashkesishe te organizimit te vjeter shoqerore. ishin keta bajraktare, ne Hot, Rapsha e Traboini. ne Grude Dinosha e Ksheva, ne Kelmend Selca, Vukli, Nikci, e Boga, Kastrat, Shkrel, Triesh, Tuz, Koje, Fundena, Rahoje, Medun, Ubli, Kosor, Kividol, e Momce. Bajraktaret grupoheshin ne male, ne krye te te cileve emeroheshin Bylykbashe. Si male u trajtuan Hoti, Gruda, Kelmendi, SHkreli, Tuzi, dhe Trieshi, Fundena e Koja se bashku. Numeri i bajraktareve ka ndryshuar kohe pase kohe. Ne cerekun e pare te shek. XIX Kelmendi qe nje bajrak me vone u nda ne tre bajrake Selce, Vukel, dhe Nikc qe nga viti 1860 iu shtua edhe Boga. Pase vitit 1870 Kastrati e Shkreli u ndane si bajrake me vete. edhe bajraket e Malesise se Madhe administroheshin nga komisioni i Xhibalit me qender ne Shkoder. Malesia e Madhe eshte konsideruar si vendi i fiseve te medha sic jane ato Hot, Kelmend, Bakeq, Kastrat, Shkrel, Sumaj, Drekal, Kuci i vjeter, Palbardhi, Piper, Vasoviq, Bratonishiq, te serbizuar e tjer. Me gjithe kete gjenden edhe disa fise te vegjel, si Gashaj, Bekaj, Delaj, Boin, Anasit, e Hotit Jeran e tjer. Sipas gojdhenes popullore disa nga fiset e medha qe kemi permendur jane dege te nje fisi. Hot e Bakeq ne Malesi te Madhe. Piper e Vasoviq ne Berde dhe Krasniqe duke perfeshire edhe Nikajt ne Malesi te Gjakoves qe u themeluan nga pese vellezer perkatesisht Lazri, Bani, Pipri, Vojsava e Krasi bije te Keqit. Palbardhet ne Berde dhe te Bardhet ne Malesi te Gjakoves jan pasardhes nga axhe e nip, Bardhi e Pali. Shkreli e Bytyci jane dege te nje fisi. Sipas zanafilles i pari i Kelmendit, Ahmati qe e ka varrin ne Bshtan, i pari i Kastratit, Dedli qe e ka varrin tek shpellla e Bagtive, Keqi i pari i Hotit qe e ka varrin ne Rapshe, dhe Drekali. qe e ka varrin ne Rikavec kane ardhur nga viset perreth maleve Durmitor e Vizitor, i pari i Shkrelit dhe ai i Palbardhit kane ardhur nga Kosova. Fiset Sumaj , Berishaj, Gashaj, Boin, jane vendas, Jerani eshte nip bije i Detlit Kastrat. Fisi me i madhe i Malesise se Madhe eshte Kelmendi qe shtrihet edhe ne Koje, Gjobalajt e bajrakut te Vuthajve, ne Rugove nje shumic e banoreve te sllavizuar ne Berane, Rozhaje, Ceklinet, Dajkoviqet, Gornjaket, ne Berde e tjer jane Kelmendas, Me 1700 Hyda Verdi Pashe Begolli shpernguli me force 254 shtepi Kelmend, me se shumti te vllaznise Nikc e me pak Vukel, dhe i vendosi ne Pshter, shumica e te cileve sote jane te sllavizuar. Fise historikishte te shuara jane Matagushet, Lopet, Spanet, Bytthdoset, Kakarriqet, Tuzet, Bukmiret, Qimekuqet, Bushatet, e tjer Malesia e Madhe eshte krahine etnografishte e vjeter e percaktuar nga ana gjeografike, banoret e se ciles ruajne vecori e dallohen nga krahinat perreth, Krahina thirret Malesi e Madhe. Edhe pse jane Male me ate emer nuk thirren Dukagjini, Puka, Mirdita e tjer Banoret e Malesise se Madhe dhe ata te Malesise se Gjakoves e quanin veten Malesore. Askush tjeter ne Shqiperi te Veriut nuk njihet me emerin Malesor.

Harta-e-vjeter-e-shqiperise-

Malesise se Madhe si nga ana Gjeografike dhe etnografike i perkasin edhe Rranxat e Myslimanizuara ose Rranxat e Malesise dhe qe jane Bajraket Rec, Lohe, Rrjoll, Koplik, Grizhe , Buze e Ujit e tjer. Pavaresishte nga fakti i shkeputjes me dhune i disa viseve te Malesise se Madhe 140 vjet me pare e disa te tjerave me vone me 1913 si dhe i nderprerjes edhe te marrdhenieve familjare Malesoret kurrsesi nuk u shkombetarizuan dhe u perpoqen ta ruajne sa ma shume kete race te rradhe shqiptare, e sa me te paster c ka do te thote se qe te ruhet edhe me tej, si e tille eshte detyre urgjente rilidhja dhe lidhja e martesave ne Mese Malesoreve ne te dy anet e kufirit si dhe kudo ku ata ndollen.