Simpatizantja i drejtohet Berishës: – Ne proteste. – Me mire flej 100 ditë në asfalt se sa shlyej borxhet e Edi Ramës për 100 vite
Simpatizantja i drejtohet Berishës: – Ne proteste! – Me mire flej 100 ditë në asfalt se sa shlyej borxhet e Edi Ramës për 100 vite
2 NËNTOR 2021
Në Foltoren e Kamzës, pas fjalimit të Sali Berishës fjalën e kanë marrë simpatizantët e ish-kryeministrit. Më e veçanta ndër to ka qenë një shkodrane që jetonte në Kamzës, se e kishte parë në ëndërr.
“Unë ju pak parë në ëndërr zoti Berisha, se ju jeni rikthyer e marrë sërish PD-në. Ne duhet të protestojë dhe jo në çadra, por të ngulemi aty deri sa të rrëzojmë Ramën. Jo me protesta dyorëshe, por në asfalt jo me çadër derisa sa të rrëzojmë Edi Ramën, më mirë flej 100 ditë në asfalt se sa shlyej borxhet e Edi Ramës për 100 vite”, tha qytetarja, e cila shtoi se me gjithë se është larg fizikisht, shpirtërisht është me Berishën.