Singapori ka miratuar konsumin e 16 llojeve të insekteve
10 Korrik 2024
Singapori ka miratuar konsumin e 16 insekteve, duke zgjeruar kuzhinën e tij të njohur ndërkombëtarisht.
Agjencia e Ushqimit e Singaporit (SFA) ka njoftuar se do të lejojë importin e insekteve dhe produkteve të insekteve që u përkasin llojeve që janë vlerësuar si jo shqetësuese për organet rregullatore.
Në deklaratën e SFA shtohet se këto insekte dhe produkte të insekteve mund të përdoren për konsum njerëzor ose si ushqim për kafshët, raporton Independent.
Udhëzimet SFA thonë se insektet duhet të kultivohen dhe jo të mblidhen nga egra, qofshin të importuara apo prodhuara në vend dhe se furnizuesit duhet t’u përmbahen kontrolleve të rrepta të sigurisë ushqimore.
Insektet konsiderohen si një delikatesë në pjesë të Afrikës, Azisë, Amerikës Latine dhe Oqeanisë. Ato janë të pasura me proteina, antioksidantë dhe minerale duke përfshirë hekurin, zinkun, bakrin dhe magnezin.