Sipas Presidentit Meta, Afrim Qendro duhet të ishte në burg për shkak të çështjes së Astirit.
Sipas Presidentit Meta, Afrim Qendro duhet të ishte në burg për shkak të çështjes së Astirit.
Nga qyteti i Pogradecit, Kreu i Shtetit u shpreh se “Vlora u provokua mjaft rëndë me një bisedë gjoja telefonike, me shaka pa kripë kur porositej njeriu që duhet të ishte në burg për shkak të manipulimit të votave në Dibër, që ti bënte edhe një tërmet Vlorës”.
Sipas Presidentit Meta, Afrim Qendro duhet të ishte në burg për shkak të çështjes së Astirit. Kjo qeveri tha Meta, përgjigjen do ta marrë në 25 prill nga sheshi i flamurit.
“Për ti bërë tërmetin Vlorës kanë gjetur një bandit si Afrim Qëndro që duhet të ishte në burg për çështjen e Astirit. Ai kontrollon gjithçka, kontrollon bashkinë dhe çdo tender me qëllim që të shtypin vlonjatët. Kjo gjë është e pamundur të ndodhë sepse Vlora ja ka bërë gjithmonë fora. Zotëria në cdo rast të jetë i sigurt, se Vlora ja ka bërë dhomën gati. Ka persona për të trajtuar persona me probleme mendore, se ai është i certifikuar.
Përgjigjen do ta marrin në sheshin e flamurit. Është kapur Edi Rama në flagrance. Në 25 prill aty do të jemi. Vlora është qendra e gravitetit të shpërthimit dhe zemërimit popullor ndaj pushtueseve”.
Gazeta Panorama