Sipas qelizave telefonike Olldashi, “Babalja” e Xhafa ishin në Vlorë gjatë audiopërgjimit, nuk e porositi Salianji
1 Tetor 2024
Në “Drejt” nga Luan Rama, avokati i PD-së Marash Logu tha se në datën 24 tetor të vitit 2017 në orën 12:50 rezulton që në të njëjtën rreze, është ora dhe data e përgjimet, në të njëjtën rreze në Vlorë ndodheshin gazetari Olldashi, Albert Veliu (Babalja) dhe Agron Xhafa.
Logu: Në datën 24 tetor të vitit 2017 në orën 12:50 rezulton që në të njëjtën rreze, është ora dhe data e përgjimet, në të njëjtën rreze në Vlorë ndodheshin gazetari Olldashi, Albert Veliu (Babalja) dhe Agron Xhafa. Ndërkohë Fredi Alizoti kur është realizuar përgjimi ishte në Fier.
Këto sipas qelizave telefonike që janë të administruara në dosje. Qelizat telefonike tregon vendndodhjen e një personi kur bën një telefonatë.
Olldashi nuk e kishte bërë këtë përgjime të Salianjit, por në llogari të një emisioni investigativ, sepse ka edhe një dëshmi të Ylli Rakipit.
Audiopërgjimin nuk e porositi Salianji.