Siri, zbulohet dekori që portretizon luftëtarët e Amazonës së lashtë
Siria ka zbuluar një mozaik të madh të paprekur që daton në epokën romake, duke thënë se është zbulimi më i rëndësishëm arkeologjik që nga fillimi i konfliktit 11 vjet më parë.
Një mozaik i rrallë nga epoka romake, që daton në shekullin e katërt në qytetin al-Rastan, në provincën qendrore perëndimore të Sirisë, është zbuluar nga ekspertët e antikiteteve. Mozaiku, në 120 metra katrorë, u gjet gjatë gërmimeve në një ndërtesë të vjetër nga Drejtoria e Përgjithshme e Antikiteteve. Biznesmenët libanezë dhe sirianë nga Muzeu “Nabu” i vendit fqinj blenë pronën dhe ia dhuruan shtetit sirian.
Çdo panel ishte i mbushur me gurë të vegjël shumëngjyrësh në formë katrore, me përmasa rreth gjysmë centimetri në secilën anë. Dr. Humam Saad, Drejtor i Gërmimeve dhe Kërkimeve Arkeologjike, tha se mozaiku tregon luftëtarët e Amazonës së lashtë siç portretizohen në mitologjinë romake.
“Nuk është më i vjetri, por është më i rralli për nga peizazhi. Nuk kemi dysheme të ngjashme. Mosha e tij sipas vlerësimit të parë daton në shekullin e katërt” shtoi ai.
Në mitologjinë e lashtë greke dhe romake, heroi gjysmëperëndi Herkuli vrau Hipolitën, mbretëreshën e Amazonës, në një nga 12 punët e tij. Mozaiku gjithashtu portretizon Neptunin, perëndinë romake të detit dhe 40 të dashurat e tij.
Vendet e trashëgimisë siriane janë plaçkitur dhe shkatërruar gjatë dekadës së fundit të konfliktit të vazhdueshëm të dhunshëm. Ndër incidentet më të dukshme ishte që grupi i Shtetit Islamik mori Palmirën, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s që krenohet me kolonada të larta të epokës romake dhe objekte të çmuara, duke shkatërruar pjesërisht një teatër romak.
Ndërkohë, qeveria e Sirisë ka rindërtuar ngadalë pazarin shekullor të Aleppos, pasi e rifitoi atë nga forcat e armatosura të opozitës në vitin 2016.
Nga OraNews