Situata e tensionuar në Dibër, reagon Policia e Shtetit: Në ndihmë forcat Operacionale, 250-300 persona po vijojnë të sulmojnë
Situata e tensionuar në Dibër, reagon Policia e Shtetit: Në ndihmë forcat Operacionale, 250-300 persona po vijojnë të sulmojnë
28 qershor2019
Policia e shtetit ka reaguar permes nje deklarate per mediat, lidhur me situaten e tensionuar ne Diber, ku disa qytetare jane perplasur me forcat e policise ne KZAZ Nr. 19.
“Nisur nga situata e krijuar në KZAZ-n Nr. 19 në Dibër, ku rreth 250 – 300 persona po vijojnë të sulmojnë punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-s, Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve që të distancohen menjëherë dhe të ndalojnë sulmin mbi forcat e rendit, pasi po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë”, njofton policia.
“Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur objektet zgjedhore dhe do t’i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit çdo sulmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore”, thuhet në këtë deklaratë.
Gazeta Panorama