Situata e tensionuar në Veri/ NATO shton forcat në Kosovë pas plagosjes së 30 ushtarëve të KFOR
30 Maji 2023
Si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës, dhe lëndimit të 30 pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), në atë pjesë, aleanca veri-atlantike ka marrë vendim për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim.
NATO-ja e ka bërë të ditur këtë vendim, përmes një postimi në Twitter.
Pjesëtarë të KFOR-it janë përleshur të hënën, 29 maj, me protestuesit serbë në Zveçan, të cilët kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarit të ri shqiptar në ndërtesën komunale.
“NATO dislokon forca shtesë në Forcën e Kosovës. Në përgjigje të trazirave të fundit dhe plagosjes së 30 anëtarëve të Forca e NATO-s në Kosovë, NATO ka drejtuar vendosjen e Rezervës Operative Forcat (ORF) për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte në gatishmëri shtatë ditore për t’u vendosur statusi”, thuhet në njoftimin e Aleancës.
Gazeta Dita