Situata politike në vend, ambasadorja gjermane në Presidencë. –  

22 mars 2019

Situata e nderë politike në vend vijon të impenjojë ndërkombëtarët në përpjekjet e tyre për të zgjidhur krizën.

Ambasadorja gjermane, Susanne Schutz ka qenë paraditen e kësaj të premteje në Presidencë, për t’u takuar me kreun e shtetit Ilir Meta, vetëm pak ditë pas deklaratës së tij të bujshme nga Pogradeci.

Takimi i diplomates gjermane me Metën ka zgjatur rreth 40 minuta dhe ende nuk dihen detaje rreth bisedës së zhvilluar, por përfaqësuesja e Berlinit zyrtar në Tiranë është shprehur pak ditë më parë se qeveria shqiptare dhe Parlamenti shqiptar janë legjitim, të dala nga zgjedhje të njohura ndërkombëtarisht si ato të vitit 2017.

o.j/dita