Situata serioze në Spitalin Infektiv! Ka të shtruar edhe mosha të reja.

8 KORRIK 2020.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze. Sipas ministrisë së shëndetësisë, është përkeqësuar gjendja shëndetësore e pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar. Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Në vendin tonë aktualisht janë 1232 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Në Infektiv janë të shtruar edhe mosha të reja, ndaj ministria e shëndetësisë edhe një herë ka bërë apel si për qytetarët edhe për bizneset, që të respektojnë masat e sigurisë./

L.F- Dritare.net