Situatë alarmante në shtetin fqinj me Shqipërinë, fluturon kurba e të infektuarve me COVID-19, 52 raste të reja brenda një dite dhe 4 viktima
Situatë alarmante në shtetin fqinj me Shqipërinë, fluturon kurba e të infektuarve me COVID-19, 52 raste të reja brenda një dite dhe 4 viktima
29 MAJ 2020
Janë rritur në mënyrë shqetësuese rastet dhe viktimat nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. 52 raste të reja dhe 4 viktima janë shënuar së fundmi.
Shkupi mban numrin më të madh me 26 raste teksa viktimat janë 2 nga Shkupi, 1 nga Velesi dhe 1 nga Tetova.
Ndërkohë që shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme është drejt përfundimit kurse disa prej partive politike duan zgjedhje sa më shpejt, qeveria teknike ka paralajmëruar se nëse rastet rriten atëherë do ketë një kthim pas të masave.
Gazeta Sot