“S’jam shitës kapelesh unë”. – Si u vu në siklet Rama kur u pyet për tenderin e Uniformave: Thashetheme dynjaje
“S’jam shitës kapelesh unë”. – Si u vu në siklet Rama kur u pyet për tenderin e Uniformave: Thashetheme dynjaje
10 KORRIK 2021
Pas një hetimi të nisur prej disa muajsh, SPAK ka lëshuar urdhër për kontrolle në banesat e 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve.
Dyshohet se këto zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë përfshirë në tenderin e uniformave të policisë, një tender që ka shkaktuar dëm ekonomik dhe shkelje në barazinë në tendera. Mësohet se operacioni po zhvillohet në Tiranë.
Dje kryeministri Edi Rama u tërhoqi veshin kryebashkiakëve lidhur me abuzimet me tenderat, por çfarë thoshte ai muaj më parë kur u pyet për tenderin e uniformave.
6 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, kur kryeministri u pyet në Report TV se si kishte mundësi që zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kishin realizuar një tender ku vetëm një kapele polici kushton 350 euro, ai u shfaq në siklet.
Menjëherë dhe prerazi Rama tha se nuk shet kapele dhe se nuk ka asnjë punë që e lidh me këtë tender, akuzat për të cilin i quajti “thashetheme dynjaje”.
Deri më tani janë prerë 9 urdhër arreste, ku mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e blerjeve të pasurive të Përqendruara, Edlira Naqellari. Ndërkohë që pritet që SPAK të dalë në një deklaratë zyrtare për operacionin. Por cili ësht tenderi që i bëri gropë 9 zyrtarëve të cilët janë ndaluar nga SPAK, Gazeta Shqip ju sjell në vëmendje tenderi i cili u kushtoi xhepave të shqiptarëve 23 milionë euro dhe u bëri gropën 9 zyrtarëve.
Gazeta Shqip