S’ka opozitë që pranon bashkëpunimin për kanabizimin”, Berisha tregon dy mesazhet që dha Rama në Ditën e Europës
S’ka opozitë që pranon bashkëpunimin për kanabizimin”, Berisha tregon dy mesazhet që dha Rama në Ditën e Europës
9 maji 2020
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi për “Kjo Javë” në News 24, se ishin 2 mesazhet e dhëna nga Rama sot në Ditën e Europës. Sipas tij, ai tregoi se do ta udhëheqë Shqipërinë përmes kanabizimit dhe dhunës.
Berisha tha se në këto kushte nuk ka opozitë që pranon të ulet me të në një tryezë dialogu.
“Dy ishin mesazhet që dha në krah të ambasadorit Soreca. Iu deklaroi shqiptarëve se jam marrë vesh me ekspertët ndërkombëtarë të legalizoj kanabisin për cështje mjekësore. Unë përgëzoj reagimin e shpejtë të BE, se Rama donte të nxirrte si dëshmitar të rremë Sorecën.
Sot festoi Ditën e Europës duke arrestuar dhjetëra njerëz të shoqërisë civile, që po protestonin për të drejtat e tyre kushtetuese. Sot pasi shpalli projektin për kanabizimin e Shqipërisë dhe dhunën ndaj shqiptarëve ftoi opozitën dhe Presidentin të bashkëpunojë për kanabizim dhe dhunë, por këtë nuk ka opozitë dhe institucion që ia pranon atij”, tha Berisha.