21 Prill 2025

Kllouni nuk ndalet. Pasi ka fyer gratë dhe burrat në Dibër, Lëzhë dhe Korçë gjatë ditës së sotme kishte mbledhur nxënësit e shkollave në një plazh të Spillesë, i ofendonte dhe u kërkonte që të shikonin atë në fotot nudo që i janë publikuar nga mediat.

Në asnjë takim nuk paraqet program apo projekte të realizuara nga qeverisja e tij. Kjo është mese normale pasi nuk ka bërë asnjë gjë që ti ngelet dikujt në mendje. Mashtrimet e tij tashmë janë bërë publike dhe përsëritja e tyre veçse sa e shton inatin e njerëzve që me 11 maj ti japin goditjen finale.

Por arroganca më të cilën ai komunikon edhe më fëmijët e shkollave që i kanë detyruar të shkojnë e të dëgjojnë përrallat e tij është sinjali më i keq se si një kryetar qeverie mund të sillet. Në të njëjtën kohë tallavaja e tij tregon se propaganda i ka ngecur keq. Kësaj here në rërën e Spillesë.