
Skandal/ Gazetari: – Lemeri… – Në Onkologjik nuk bëhen rreze, pajisja u prish sërish sot!
18 Shkurt 2025
Spitali Onkologjik në QSUNT ku trajtohen pacientët me sëmundje tumorale, është përfshirë sërish sot nga një tjetër skandal.
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar se “Akserelator Linear 2”, me të cilët bëjnë pacientët rreze, është prishur sërish ditën e sotme, teksa e njëjta situatë ndodhi dhe pak ditë më parë.
Stafa shkruan në një postim në rrjetet sociale, se pacientët pak ditë më parë u përcollën nga spitali në shtëpi pa rreze dhe ata të ditës së sotme po rrinë sërish në pritje.
Pavarësisht denoncimeve të shumta në media, nuk ka asnjë reflektim nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, të cilët janë të fokusuar vetëm tek propaganda dhe jo shërbimi ndaj qytetarëve.
Kujtojmë se gazetari Stafa ka denoncuar vazhdimisht problematikat në spitalin Onkologjik, ku kryesorja është mungesa e vazhdueshme e kimiove për pacientëtët, teksa pak ditë më parë depozitoi dhe një kallëzim në SPAK.
Postimi i plotë:
NË ONKOLOGJIK NUK BËHEN RREZE/ AKSERELATOR LINEAR 2 ËSHTË PRISHUR PËRSËRI SOT.
E dini sa pacientë bëjnë rreze në ditë tek kjo pajisje? 60 deri në 80.
Para disa ditësh denoncova atë që ndodh prej kohësh, prishjen e Akserelator Linear 2. Është pridhur prap sot. Dhe pacientët me kancer kanë pritur gjithë ditën sot.
Ata persona që nuk bënë rreze para disa ditësh, janë lënë në pritje, sepse nuk kanë kur t’i fusin. Dhe pasi i përcollën në shtëpi, u thanë se do u marrim në tel. Si kanë marrë më. Se s’kanë kur t’i fusin. ËSHTË LEMERI KJO QË PO NDODH ATY.
Nuk bëhen rrezet kështu. Nuk thotë kështu protokolli. Është skandal.
A mund të thotë Ministrja e Shëndetësisë si mund t’ia bëj një pacient që ka kimio dhe rreze?
Pra bën seancën e kimiove dhe tani duhet të bëj rreze dhe nuk i bën?
Prandaj duhet të reagojmë fort. Prandaj duhet të protestojmë nesër në orën 17:00 përpara Ministrisë së Shëndetësisë.