SKANDAL/ “Ia nxorën nënën me Covid dhe ia çuan në morg”, imami trondit me historinë e pabesueshme që ka ndodhur në Tiranë: I biri e gjeti me pulsin që i rrihte!
SKANDAL/ “Ia nxorën nënën me Covid dhe ia çuan në morg”, imami trondit me historinë e pabesueshme që ka ndodhur në Tiranë: I biri e gjeti me pulsin që i rrihte!
1 Shtator 2020
Një imam xhamie ka bërë publike një histori të pabesueshme, që nëse është e vërtetë është tepër tronditëse.
Imami rrëfen se besimtari nga Tirana kishte pasur nënën sëmurë dhe e kishte shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë.
Pasi mjekët i kishin thënë të shkonte të merrte disa ilaçe në farmaci, ai ishte vonuar më shumë se gjysmë ore. Kur ishte kthyer në spital, mjekët i kishin deklaruar se e ëma kishte ndërruar jetë si shkak i koronavirusit dhe e kishin dërguar në morg.
Mirëpo në momentin kur i afrohet nënës në morg ai vëren që pulsi i saj akoma rrihte dhe ishte gjallë.
Ai e rikthen menjëherë të ëmën në një spital privat dhe pas disa ditësh ajo e merr veten dhe bëhet më mirë.
Postimi i plotë i Ervin Metit:
SubhanAllah, O Allah na ruaj! Dje më vizitoi një vëlla i mirë besimtarë që jeton në Tiranë, gjatë bisedave më pikëlloi një ngjarje që kishte ndodhur në Shqipëri të cilën ma tregoi dhe duke qënë se më tha është 100% e vërtetë, vendosa ta publikoj! Kishte pas qënë një njeri me pozitë, dhe nëna e tij ishte sëmurë në gjendje të rëndë.
E kishte pas marr nënën e tij dhe e kishte dërguar në Spital, mjekët i kishin thënë që të merrte disa gjëra në farmaci, dhe si shkak i një pune kishte pas vonuar për 30-40 min. Kur kthehet në spital i pyet mjekët se si është nëna, mjekët i thonë se nëna ka vdekur si shkak i infektimit me covid-19. Djali i merzitur per vdekjen e nënës dhe i nervozuar nga fakti se ishte i bindur se nëna e tij nuk kishte qëne e prekur me covid porse kishte pas pasë probleme me Hipërtensionin.
I pyet mjekët se ku ndodhet nëna? Dhe mjekët i thanë se: Nëna është dërguar në morg dhe do të të lajmërojmë se kur ta tërheqësh trupin e sajë të siguruar me mbështjelljen përkatëse për mbrojten e përhapjes gjatë varrimit..Djali i tronditur, menjëherë shkon drejt morgut dhe me forcë hap dyert dhe vazhdon i afrohet nenës, e prek, dhe vëren se pulsi vazhdonte ti rrihte edhe pse ngadal, e merr nënën duke kundërshtuar me ç’do kusht puntorët e morgut me faktin se asaj akoma i rreh pulsi dhe e dërgon në spitalin privat “…….”
Pas ndërhyrjes së mjekëve, nëna e tij fillon të përmirësohet dhe pas 5-6 ditëve bëhet gati të dalë në gjendje të mirë nga spitali. Tani ajo është në gjendje të mirë dhe e aftë të lëvizë me dy këmbët e sajë. O Allah na ruaj nga kurthet e të pabesëve dhe mos sill ndonjë dënim të rëndë në këtë vend si shkak i punëve të këtyre njerëz që kanë humbur ndjenjën e të qënurit njeri.
Gazeta Sot