Skandal në Gjirokastër, Universiteti bën dokumentar pro Vorio Epirit. –
Skandal në Gjirokastër, Universiteti bën dokumentar pro Vorio Epirit. – |
Universiteti i Gjirokastrës është përfshirë në një skandal, pasi ai ka prodhuar e promovuar një dokumentar i cili lartëson ushtarët grekë dhe Vorio Epirin.
Këtë dokumentar, me titull “Heronjtë luftojnë…si grekë” e ka prodhuar Departamenti i Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në Universitetin e Gjirokastrës ku në gjatësinë kohore të dokumentarit prej 33 minutash e 22 sekondash, i bëhet jehonë e madhe luftës italo-greke, duke ngritur gati në piedestal Greqinë me rastin e 75-vjetorit të JO-së greke ndaj Italisë. Sipas autorit Barka, Italia e shikonte Epirin e Veriut (Gjirokastër, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet, Sarandë, Delvinë, Ersekë, Korcë madje deri në Shkumbin), si zonë të përshtatshme për rimëkëmbje ekonomike dhe për arritjen e qëllimeve të saja ushtarake, prandaj kërkonte të gjente një shkak për luftë. Në të tregon edhe përfshirjen e Shqipërisë në luftë kundër Italisë, nisur nga fakti që në atë periudhë, Shqipëria ishte protektorat i Italisë dhe me vendim të Parlamentit të atëhershëm sipas Barkës, u tha që është në luftë me Shqipërinë, cdo shtet me të cilin lufton edhe Italia. Autori Barka shprehet se ligjin e luftës me Greqinë, e vendosën shqiptarët. Me tej nënvlerësohet popullsia çame myslimane në Greqi, si bashkëpunëtore me forcat fashiste italiane. Sipas dokumentarit Duçe e ka përdorur Shqipërinë dhe ka ushqyer gjithnjë idenë e Shqiperisë së Madhe. Përkundër luftës, ushtria greke ka gjetur gjithnjë bujarinë dhe mikpritjen e shqiptarëve në Vorio Epir-vijon më tej dokumentari. Pjesa më rëndë vijon kur thuhet se më 5 dhjetor 1940, ushtria greke u prit si çlirimtare në Këlcyrë e Përmet. Ndersa në 6 dhjetor grekët çlirojnë Delvinen ku kryetari i Në po atë ditë në dokumentar thuhet se u çlirua edhe Saranda, Mesopotami, Derviciani, Lazarati dhe Gjirokastra. Ndërsa Himara si gjithnjë e përballon luftën me fitimtarë greke-vijon më tej dokumentari. Në 22 dhjetor 1940, ushtria greke hyn në Korcë si fitimtare dhe 30-90 km territor shqiptar brenda kufijve të Shqipërisë, zotërohej prej Ushtrisë Greke. Fitorja greke ndaj Italisë fashiste, shënohet në historinë botërore, si fitorja e popujve të skllavëruar ndaj fashizmit-vijon më tej dokumentari. Ndërkohë pjesa e fundit e dokumentarit, flet për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri dhe nën kabanë me klarinetë të Laver Bariut, autori Barka tregon përpjekjet e para të qeverisë greke në vitin 1991 për ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë. Sipas tij në malet e Shqiperisë, kanë rënë 11 mijë ushtarë greke, por sot shumica e tyre nuk kanë një varr pasi eshtrat janë zhdukur dhe për këtë ai fajëson banorët shqiptarë të zonave ku kanë rënë këta ushtarë dhe njëkohësisht akuzon shtetin shqiptar. Në dokumentar permendet marrëveshja e vitit 2010 mes Shqiperisë dhe Greqisë për ngritjen e 3 varrezave greke në vendin tonë. Një në Këlcyrë, një në fshatin Bularat në Gjirokastër dhe tjetra në Korcë. Sipas dokumentarit dhjetëra varreza të tjera me eshtrat e ushtarëve grekë janë zhdukur. Autori Barka shtron pyetjen: Ku janë heronjtë tanë? Dhe përgjigja jepet si më poshtë: Sipas autorit Barka, marrëveshja për varrezat greke në Shqipëri nuk po zbatohet nga qeveria aktuale shqiptare dhe nga vetë shteti shqiptar. Varrezat e dikurshme të Ersekës, Korçës dhe Delvinës janë zhdukur-shprehet Barka. Ndërkohë që ky i fundit glorifikon jashtë mase luftën italo-greke. Ka glorifikuar ushtrinë greke, ndërkohë nuk ka thënë një fjalë për masakrat që ka ndërmarrë kjo ushtri në zonën e Panaritit në Korcë apo edhe ajo e Hormovës në Tepelenë. Me një fjalë, Barka mban ndezur orekset për varreza të tjera greke në Shqipëri. Tani pyetja që shtrohet është nëse ky dokumentar është një prodhim i Departamentit të një universiteti shqiptar, atëherë nënkuptohet se është hedhur lek për të deformuar historinë dhe glorifikuar rolin e ushtrisë greke, duke harruar masakrat që ajo ka kryer kur ka qenë aktive në territorin shqiptar. Rektori Gezim Sala: Jam njohur nga te tjere per dokumentarin dhe shpreh me pergjegjesi se nuk kam pasur pa as me te voglen dijeni per dokumentarin e realizuar. As permbajtjen nuk e di se per cfare behet fjale. Konfirmoj se Universiteti i Gjirokastres, nuk eshte fare i perfshire ne kete dokmentar dhe perfshirja eshte teresisht spekulative. Autori i dokumentarit nuk eshte konsultuar fare paraprakisht me muanderkohe qe nese ka vend per thirrje antishqiptare qe bien ndesh me kushtetuten dhe interesat e vendit, atehere te merren organet ligjzbatuese me autoret e ketij dokumentari. Redaksia Online |