Skandal – Policia bllokon gazetaren në transmetimin.

Skandal: – Policia bllokon gazetaren në transmetimin. –

Nga: Gazeta Telegraf

9 Prill, 2019

Situata në ”Bregun e Lumit”, ka kaluar në situatë në jashtëzakonshme. Pas dhunës së ushtruar tek banorët sipas opozitës, këtë herë Policia e Shtetit bllokoi median News 24, kur gazetarja ishte gati për raportim LIVE nga vendngjarja. Në debat, efektivët e policisë i kanë thënë gazetares se do të shoqërohej bashkë me operatorin nëse nuk largohej.

Gjithçka sipas efektivëve bëhet për efekt sigurie, edhe pse siç duket nga pamjet vetë punonjësit e policisë për ‘efekt sigurie’ nuk kanë asnjë masë mbrojtëse për veten e tyre. Gazetarja tha ndërkohë se nuk lejohet të kalojnë vetëm mediat, ndërsa për kalimtarë të rastit, civilë rruga është e hapur.

Skandal – Policia bllokon gazetaren në transmetimin.

Sakaq, grupit të xhirimit në vendin e ngjarjes iu desh të zhvendoset për të raportuar mbi situatën nga një tjetër pikë e Bulevardit.