SKANDAL/ Policia shoqëron 4 zjarrfikës me pretendimin se po prishnin mitingun e Ramës. –
SKANDAL/ Policia shoqëron 4 zjarrfikës me pretendimin se po prishnin mitingun e Ramës. –
Një skandal ësthë ky që ka ndodhur në Shkodër, ku policia ka shoqëruar 4 zjarrfikës me pretendimin se po prishnin mitingun e Ramës.
26 Prill, 2019
SHKODËR- 4 zjarrfikës janë shoqëruar në polici ditën e sotme nga autoritetet shkodrane me pretendimin se po prishnin mitingun e kryeministrit Rama, në kuadër turit “Bashkia që Duam”.
Burime i thanë Dosja.al se 4 zjarrfikësit e shoqëruar po shkonin në një pallat pranë stadiumit, ku kishte rënë zjarr. Ata ndodhen akoma në komisariatin e policisë, ku po merren në pyetje.
Dosja.al mëson se zjarrfikësit e shoqëruar janë komandanti i turnit, Triumf Lekiqi dhe punonjësit, Qamil Cocja, Nikoll Lleshi dhe Antonio Palushani.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në qytetin e Shkodrës, ku u prit me protesta nga përkrahësit e opozitës. Po ashtu nuk kanë munguar as shoqërimet në polici të protestuesve.
(B.B/ Dosja.al)