Skandali 44 milionë dollarë/ Kryemadhi sfidon Ballukun: – Ja kush ka firmosur për rrugën Tiranë-Elbasan
Skandali 44 milionë dollarë/ Kryemadhi sfidon Ballukun: – Ja kush ka firmosur për rrugën Tiranë-Elbasan
9 SHTATOR 2020
E ftuar në emisionin ‘Open’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi deklaratën e Ministrisë së Transporteve në lidhje me arbitrazhin e humbur për rrugën Tiranë-Elbasan. Kryemadhi tha se ish-ministri Edmond Haxhinasto dhe ish-drejtori i Rrugëve, Dashamir Xhika nuk kanë firmosur për këtë rast. Madje, Kryemadhi sfidoi ministren Balluku që të publikojë në Haxhinasto dhe Xhika kanë firmosur.
‘Ne kur të vijmë në pushtet do të heqim të gjitha koncesionet e oligarkëve.
Se mos bëhet si arbitrazhi, si rruga Elbasan – Tiranë? A mos ka vajtur vetë në arbitrazh qeveria që të ndajë paratë me firmën?
Këtë na e thoni ju…
Ju duhet ta investigoni sepse jeni gazetarë. A keni një përgjigje për deklaratën e ministres Balluku? Të më tregojë firmën Belinda Balluku të Dashamir Xhikës apo të Edmond Haxhinastos për këto dy amendime që ka humbur në arbitrazh.
Kush ka firmosur?
Ka firmosur Afrim Qëndro dhe ka vajtur në arbitrazh për shkak të Arben Ahmetajt sepse nuk kanë bërë rimbursimin e TVSH-së dhe shpronësimet e rrugës.
Dash Xhikën e mbajtën në burg 9 muaj për çështjen e rrugës së Elbasanit. Dhe e di pse e mbajtën në burg? Se skam folur ndonjëherë, po e flas. Sepse kërkuan 35 milionë euro për rrugën, dhe nuk kërkuan 70 milionë euro, sepse donin t’i vidhnin. Sot, merrini shikojeni pse kanë shkuar në arbitrazh. Kanë shkuar në arbitrazh sepse duan të vjedhin bashkë me firmën, t’i ndajnë bashkë me firmën paratë’.
Gazeta Shqip