SKANDALI i Fondit Shqiptar të Zhvillimit: – Dritan AGOLLI i jep 400 milionë lekë tender kuzhinierit Alfio Rrotani

29 JANAR 2022

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është denoncuar shpesh në media për paratë “rrush e kumbulla” që shpërdoron me tendera dhe favore për miqtë e drejtorit Dritan Agolli. FSHZH-ja ua ka gjetur më së miri vendin parave të donatorëve, të cilët nuk janë të pakët.

Vetëm një shoferë i Fondit Shqiptar të Zhvillimit merrte 1 milion lek rrogë, hidraulikët 1.9 milion dhe vetë drejtori 7 milionë lekë rrogë në muaj.

Mirëpo, një tjetër skandal ka dalë në dritë ditët e fundit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender me vlerë 416 milionë lekë të vjetra për të përgatitur një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”. Pra, firma fituese do “t’i servirë” Dritan Agollit listën me ushqime që preferojnë më shumë shqiptarët dhe për këtë, FSHZH-ja jep plot 400 milionë lekë.

SKANDALI i Fondit Shqiptar të Zhvillimit/ Dritan AGOLLI i jep 400

Tenderi i Fondit Shqiptar te Zhvillimit

Siç e tregojnë dhe dokumentet e mëposhtme, tenderi është hapur më datë 21 tetor 2021 dhe në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Ai ka objekt “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave”, me një fond limit prej 41,666,667 lekësh të reja pa TVSH.

Pas procedurave që janë ndjekur, fituese janë shpallur dy kompani por që në garë janë futur si një, pra bashkim operatorësh, shkruan newsbomb.al. Ato janë Mascarpone sh.p.k në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani & Endrit Maci Person Fizik. Më poshtë, të dhënat në QKB për bizesin e Alfios.

Gara kompromentohet kur mëson se kuzhinieri i njohur për publikun shqiptar, në disa emisione dhe audicione në fushën e gatimit, punon si shef kuzhine në një restorant luksoz në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Po!

Alfio Rrotani punon si shef kuzhine në restorantin “Bedouin Beach & Bar”, në pronësi të Flladi Agollit, djali i Dritan Agollit. Edhe nga të dhënat e nxjerra nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), provohet pronësia e restorantit të mësipërm dhe pronari i vetëm është Flladi Agolli.

Pra, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i jep një tender me vlerë mbi 400 milionë lekë kuzhinierit që punon në restorantin e djalit të tij.

Është e paqartë nëse ky tender është “fryrë” qëllimisht me 400 milionë lekë për t’ju dhënë mundësi të gjithë të “marrin ndonjë copë”, apo realisht shërbimi kushton kaq shtrenjt, shkruan newsbomb.al.

Dyshimi të çon të mendosh se këto para mund t;i jenë dhënë kuzhinerit Alfio Rrotani me dokumente, por a kanë përfunduar ato përsëri në xhepin e Dritan Agollit???/NewsBomb

Nga Gazeta Shqip