SKANDALI. – Kush janë ekspertët e AKSHI-t që shërbyen si patronazhistë të PS?
SKANDALI. – Kush janë ekspertët e AKSHI-t që shërbyen si patronazhistë të PS?
12 JANAR 2022
Top Story- Në 23 Dhjetor, ditën që u shëprnda publikisht materiali i targave, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e serverave dhe pajisjeve të portalit lapsi.al dhe dy editorëve Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.
Ata nuk pranuan të dorëzojnë materialin, duke arguentuar se rrezikohej burimi i tyre. Bushati ishte një prej personave që mori dokumentin përmes aplikacionit WhatsApp. Ai ka dëshmuar se burimi e ka informuar që të dhënat janë marrë nga E-Albania.
Interesant është fakti se në listën me mbi 9 mijë patronazhistë gjenden edhe punonjës të Agjencisë Kombëtare të SHoqërisë së Informacionit, institucioni përgjegjës për sigurinë e të dhënave.
Shtetasi me inicialet A.D. është specialist I nivelit të lartë pranë Agjencisë Kombëtare të SHoqërisë së Informacionit. Me një kërkim ne zbuluam se ai është një prej patronazhistëve të selisë rozë që kanë përpunuar materialin e publikuar gjatë fushatës.
Shtetasi me inicialet K.H. është po ashtu me detyrën specialsit i lartë pranë Agjencisë së Informacionit. Ai rezulton po ashtu si një prej patronazhistëve të identifikuar të Partisë Socialsite.
Më tej, shtetasja me inicialet M.GJ.është një tjetër specialist e lartë në AKSH e cila po ashtu, rezulton se është patronazhiste. Sipas informacioneve, janë edhe disa patronazhistë të tjerë pranë AKSH të cilët nën cilësinë e specialistit të lartë kanë akses tek të dhënat personale të qytetarëve që janë në sistemet kompjuterike të isntitucioneve.
Nuk dihet nëse këta zyrtarë janë marrë në pyetje por në materialet që Top Story disponon, nuk përmendet fare një fakt i tillë.
“Pse jo prokuroria duhet ti merrte në pyetje sic e thatë se në fund të fundit janë persona që dinë dicka më tepër dhe smund të marrësh rojët në pyetje, por njerëz që merren me teknologjinë e mund të orientojnë organin e drejtësisë” u shpreh avokati, Bledar Meminaj.
Gazeta Shqip