“Skandali më i madh, jemi të frikësuar”/ Zyrtari i lartë i SHISH pas sulmit të hakerave
14 Nentor 2022
I ftuar ditën e sotme në ‘Zona Zero’ ka qenë gazetari Muhamed Veliu, i cili ka komentuar mbi sulmmin e hakerave Iranian mbi emailet dhe informacionet personale të kreut të SHISH, Helidon Bendo.
Veliu ndër të tjera në fjalën e tij ka lexuar, live në emsion një mesazh nga një burim I tij kofidencial brenda SHISH, teksa ky i fundit ndihet i frikësuar mbi sigurinë në punë.
“Sipas zyrtarit të SHISH është skandali më i madh në SHISH, Helidon Bendos i kanë marrë çdo gjë në kompjuter apo telefon. Këtu mund të jenë marrë të gjitha dosjet. Tani janë të gjithë të frikësuar dhe ka humbur besimi. Kjo ngjarje është në kufijnë e shkatërrimit të këtij insitucioni. Kur drejtorit i marrin çdo gjë edhe fotot e femijëve nga telefoni çfarë mbetet për në të tjerët. “- thotë zyrtari i SHISH, i paidentifikuar.
Gazeta Shqip