Skandali me nxjerrjen e pagave, lirohen 4 të arrestuarit
Skandali me nxjerrjen e pagave, lirohen 4 të arrestuarit
Nga OraNews
10 Janar 2022
Gjykata e Tiranës liroi sot katër të arrestuarit për rrjedhjen dhe qarkullimin në platformat e komunikimit online në javët e fundit të një baze të dhënash personale të qytetarëve të vendit të punësuar në sektorin publik dhe privat.
Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Klodian Sotën, Endri Ikonomin dhe Andi Agarajn, ndërsa Eni Qirjaku u la në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje”.
Shitën për 20-30 mijë lekë të dhënat e shqiptarëve, këta janë 4 të arrestuarit për skandalin e pagave
Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, mësohet se nga specialistët e AKSHI-t Eni Qirjako dhe Andi Agaraj janë nxjerrë nga ky sistem lista e pagave nga muaji shtator 2020 deri në prill 2021.
Ndërkohë shtetasit Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, i kanë blerë të dhënat për një shumë prej 200-300 mijë lekësh.
Rrjedhja e të dhënave ka filluar në 21.10.2020, ku janë marrë listë pagesat e muajit shtator 2020.