Skandali me pagat. – Si të dhënat e shqiptarëve u blenë nga rusët e dyshuar nga amerikanët për spiunazh
Skandali me pagat. – Si të dhënat e shqiptarëve u blenë nga rusët e dyshuar nga amerikanët për spiunazh
07 Janar 2022
Të dhënat e 700 mijë shqiptarëve, përfshirë këtu vendet e punës dhe nivelet e pagave para se të përfundonin në publik kane përfunduar në duart e rusëve përmes një kompanie me aktivitet të dyshimtë në Shqipëri, që zotërohet nga një biznesmen i njohur rus.
Prokuroria e Tiranës eshte duke hetuar implikimin e një rrjeti rus në skandalin e publikimit të listen së pagave të punonjësive shtetërore dhe private, pasi Endri Ikonomi njëri prej 4 të arrestuarve per rrjedhjen e te dhenave ka lidhje me kompaninë e miliarderit rus Oleg Viktorovich Boyko.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Ikonomi është drejtor i kompanisë ‘Credit 2 All’ dhe bashkëpunon me kompaninë Digital Finance International, që është pjesë e Finstar Financial Group. Kjo kompani është në pronësi të 57 vjecerait rus Oleg Viktorovich Boyko.
Në 2017-n, kompania është themeluar me një kapital themeltar prej 15 milionë lekësh në Shqipëri si degë e kompanisë “Piressa Holdings Limited”, e regjistruar në Qipro, vend i njohur si parajsë fiskale, me numër identifikimi HE200063. Në maj të 2018-s, kjo kompani vendos t’i shesë 100 për qind të aksioneve të kompanisë së hapur në Shqipëri te biznesmeni rus me emrin Oleg Viktorovich Boiko. Për “Piressa Holdings Limited” shitja është firmosur nga Sylvana Iasonos, e cila ka mbajtur deri në 7 shkurt të 2020 postin e administratores në këtë kompani.
Oleg Viktorovich Boiko është biznesmen rus i lindur më 28 shtator të 1964-s në Moskë, pasuria e të cilit vlerësohet në rreth 1.3 miliard dollarë. Ai është themelues i kompanisë “Finstar Financial Group” dhe mban gjithashtu edhe pasaportën italiane.
Biznesmeni 57-vjeçar është në listën e personave që shërbimet inteligjente amerikane e konsiderojnë me lidhje shqetësuese me qeverinë, inteligjencën dhe shërbimet sekrete të Rusisë, si dhe me lidhje me krimin e organizuar. Këto shqetësime dalin në një raport që është dorëzuar në Senat, ku u referohet edhe disa artikujve të mediave moldave që akuzojnë biznesmenin rus se me financimin e Kremlinit është përpjekur të ndikojë në zgjedhjet presidenciale në Moldavi.
BalkanWeb