SKANDALI ME TË DHËNAT. Flet kreu i SPAK, Arben Kraja: – Nuk është në kompetencat tona të hetojmë
SKANDALI ME TË DHËNAT. Flet kreu i SPAK, Arben Kraja: – Nuk është në kompetencat tona të hetojmë
29 Dhjetor 2021
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja shprehet se nuk është në kompetencat e SPAK, hetimi lidhur me publikimin e databazës me pagat dhe të dhënat personale.
Në një prononcim për mediat, ai shprehet se nëse do të ketë elementë të përfshirë që do jenë në kompetencën e SPAK-ut, atëherë prokuroria do të hetojë.
“Prokuroria e Posaçme vepron në bazë të kompetencave që parashikohen sipas kodit procedurës penale, nxjerrja e të dhënave personale nuk është vepër penale që është në kompetencën tonë për të hetuar. Mesa kam informacion po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Nëse do të ketë persona të përfshirë për vepra penale në kompetencën tonë, atëherë ne do të hetojmë. Momentalisht ka hetim edhe për 3 inceneratorët” – tha Kraja.
Më tej, Kraja shprehet se dy prej prioriteteve të SPAK-ut janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai thotë se nuk bëhen ndarje në këto çështje teksa tha se kushdo që është i përfshirë do të hetohet.
“Janë të dyja priooritetet tona. Kemi dy seksione, një për luftën kundër korrupsionit dhe atë të krimit të organizuar. Nuk është se bëjmë ndarje për prioritetet. Për procedurat e Prokurorimit publik, ne kemi shumë kallëzime. Do jemi të fokusuar, kushdo që do përfshihet, do hetohet nga ne. Ne kemi çështje të hapura për shumë problematika dhe ngjarje. Nuk mund të them më shumë detaje” – tha Kraja.
Gazeta Panorama