Skandali me të dhënat personale të qytetarëve/ Zbulohet lista, kjo është rroga marramendëse e një punonjësi të SHISH-it në Shqipëri

22 dhjetor 2021

Pas skandalit të patronazhistëve një tjetër skandal është zbuluar sot në lidhje me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Në “WhatsApp” është shpërndarë një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën përkatëse.

Ndërkaq “Panorama” disponon listën ku kategorizohen disa të dhëna të qytetarëve duke nisur nga emri, mbiemri, emri i plotë, nipti i subjektit, subjekti, profesioni dhe orari i punës.

Nga të dhënat rezulton se paga më e lartë është ajo e një administratori, i pasuar nga një person i SHISH, dhe një administrator në multimedia.

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet në lidhje me skandalin në fjalë.

Pagat më të larta në vend

70, 000, 000

58, 074, 817, 00

24,756,130.00

9,285,761.00

8,510,061.00

8,510,061.00

6,555,621.00

6,528,303.00

6,449,679.00

6,360,949.00

5,811,335.00

© Panorama.al