Skandali! – Ministria i bën ‘publicitet’ kanabisit që rritet në serat bujqësore të shtetit?
Skandali! – Ministria i bën ‘publicitet’ kanabisit që rritet në serat bujqësore të shtetit?
12 KORRIK 2021
Nga: GAZETA SHQIP
Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, që ka si fokus të punës së saj, indentifikimin, testimin, përshtatjen dhe futjen e praktikave të reja bujqësore, duket se përveç aktivitetit bujqësor kultivon edhe kanabis sativa.
Skandali është zbuluar rastësisht, pas publikimit të një videoje nga ministria e Bujqësisë, ku shihet se mes domateve rriten edhe disa bimë, të ngjashme me kanabis sativa.
Pretendimet se mbjellja e kanabisit, mund të jetë bërë për “arsye shkencore”, do të binin menjëherë, pasi pjesa ku tregohet bima narkotike është fshirë nga ministria, pas zbulimit të skandalit.
Siç shihet, video është hedhur në faqen zyrtare të ministrisë së Bujqësisë bashkë me bimën narkotike, e cila fillimisht i ka shpëtuar “syrit” të autoriteteve.
Ajo është fshirë më pas, për t’u publikuar sërish pa pjesën ku shihet “miniplantacioni” me kanabis, mes parcelës me domate.
Lufta ndaj kanabisit është një prioritet kombëtar, por një rast i tillë i përball institucionet më një skandal të përmasave të mëdha.
Përveç faktit se kanabisi mbillet mes serave në qendra të banuara, tashmë ky aktivitet zhvillohet edhe në hapësira që menaxhohen nga shteti, ndërsa ministria i bën edhe “publicitet”.
Pas publikimit të skandalit, ku bimë që ngjasonin me kanabis sativa rriteshin mes domateve, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje është përfshirë nga flakët.
Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm, për të mbuluar gjurmët, por vështirë të besohet që është rastësi.
Më herët gazeta SHQIP, publikoi disa pamje që ishin publikuar nga ministria e Bujqësisë dhe më pas fshirë, ku tregohej se mes perimeve në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, rriteshin edhe disa bimë të ngjashme me kanabis sativa.
Pamjet ku tregohej bima narkotike u fshinë nga ministria, por nuk u dha asnjë detaj mbi rastin, për të mohuar apo pohuar prezencën e tyre.
Pas publikimit të skandalit, ku bimë që ngjasonin me kanabis sativa rriteshin mes domateve, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje është përfshirë nga flakët.
Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm, për të mbuluar gjurmët, por vështirë të besohet që është rastësi.
Pamjet ku tregohej bima narkotike u fshinë nga ministria, por nuk u dha asnjë detaj mbi rastin, për të mohuar apo pohuar prezencën e tyre