12 Nentor 2024

Atentati me 4 të vdekur në Shkodër ende nuk është zbardhur, ndërsa AMP kallëzoi sot efektivët në Prokuroi pasi dyshohet se kanë lejuar personin e tretë që ishte në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin që të largohet. Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në një studio televizive thotë se përmes burimeve i është konfirmuar se personi i tretë në makinë ishte Ibrahim Licim.

“Është Ibrahim Lici, burimet thonë që është ai. Është hap hetim për policët që nuk e kanë arrestuar”, theksoi Dervishi.

Sipas Dervishit, ditën që ndodhi atentati, drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka qenë në Tiranë për të paraqitur dorëheqjen, por ëhstë kthyer sapo është njoftuar për masakrën.
“Policia kishte çuar drejtor një fytyrë familjare. Nuk është ai drejtori tipik që duhet çuar në Shkodër. Është një film me mafien italiane që e përzënë dhe kur erdhi tjetër thanë aa fytyra familjare, ky është ai që na duhet. Atë ditë që ka ndodhur ngjarja ka qenë në Tiranë për të dhënë dorëheqjen. Është detyruar të kthehet se ishte akoma në detyrë. Kemi mungesë totale të kontrollit të situatës në Shkodër”, u shpreh Dervishi.

Dervishi thotë se problemi më i madh nga këto ngjarje kriminale është se po vriten njerëz të pafajshëm, siç ishin edhe dy kalimtarët e atentatit në Shkodër, Flutura dhe Bashkim Basha.

“Kemi ngjarje të tipit mafioz, problemi tjetër është s epo na vriten njerëz të pafajshëm. Kemi njerëz të pafajshëm që vriten për shkak të një targeti tjetër. Mbillnin ca perime për të ushqyer ato fëmije, dhe ti del në mes të rrugës i lë ata fëmijë pa prindër”, tha gazetari Dervishi.

Dervishi ngre problemin se si politika dhe pushteti po ndajnë pushtetin bashkë dhe kjo sipas tij del edhe në bisedat në SkyECC.

“Policia kishte çuar drejtor një fytyrë familjare. Nuk është ai drejtori tipik që duhet çuar në Shkodër. Është një film me mafien italiane që e përzënë dhe kur erdhi tjetër thanë aa fytyra familjare, ky është ai që na duhet. Atë ditë që ka ndodhur ngjarja ka qenë në Tiranë për të dhënë dorëheqjen. Është detyruar të kthehet se ishte akoma në detyrë. Kemi mungesë totale të kontrollit të situatës në Shkodër”, u shprej Dervishi .

“E dinë dhe adoleshentët që mes Bajrave dhe fisit Lici ka një konflikt legjendar. Ti si drejtor a duhet ta vesh në qendër të vëmendjes. Problemi aty nuk është vendosja e një drejtori, është me i thellë, ka dalë edhe në përgjimet mes Bajrave, Gjokës. Është një farë ndarje e pushteti, politika me krimin. Bajrat porositin ishalla na vjen x drejtor, në bisedat me Gjokën të dalin shefa policie që punojnë për llogari të bandave”, tha Dervishi