Skandali në Shkodër/ – U numëruan 40 votues, në kuti janë 120 vota
Skandali në Shkodër/ – U numëruan 40 votues, në kuti janë 120 vota
Nga: Gazeta Telegraf
30 Qershor, 2019.
Nga njësia administrative Bërdicë ka denoncime nga demokratët për manipulim të numrit të votuesve. Një punonjës i njësisë administrative Berdicë deklaroi për RTV Ora se ka numëruar votuesit dhe nuk kanë votuar më shumë se 40 qytetarë. Nga ana tjetër, thotë ai, nga Komisioni pretendohet se kanë votuar 120 qytetarë.
“Kemi qenë në vrojtim, me kontrollu sa njerëz hyjnë brenda se nuk kemi akses tjetër. Maksimumi kanë hyrë 35-40 veta. Komisioni pretendon 120. Ky fshat nuk i ka asnjëherë socialistë. Kam 29 vjet që angazhohem me zgjedhjet.”
Po çfarë thotë Komisioni? Të pyetur për këtë çështje nga gazetari Elio Laze, një përfaqësues i Komisionit pati këtë përgjigje: “Po shumë mirë, 35 janë. 35 kanë votuar. Kush do të shkojë dhe ti numërojë atje”.