Skandali – Numërimi kompjuterik dekonspiron deputetin Basha. – Në sallë 156 persona, në kuti 257 vota
Skandali – Numërimi kompjuterik dekonspiron deputetin Basha. – Në sallë 156 persona, në kuti 257 vota
Nga Gazeta Telegraf
-12 Dhjetor 2021
Zyra e shtypit e deputetit Lulzim Basha njoftoi se në mbledhjen e pretenduar të Këshillit Kombëtar kishin marrë pjesë 291 anëtarë dhe votuan 257 prej tyre.
Një media ka denoncuar në çdo moment këtë mbledhje farsë të deputetit në fjalë, ku rezulton se të pranishëm nuk kanë qenë as 1/3 e trupës përbërëse të këtij forumi.
Ata që deputetit Basha i paraqet si anëtarë të KK, janë në fakt punonjës të godinës dhe pjesa tjetër një grusht mbështetës të ish-kryetarit të PD.
Në këtë proces verifikimi me qëllim bërjen transparente të asaj që po ndodh në PD, zbulohet edhe mashtrimi i madh i deputetit Basha.
Nga numërimi elektronik rezulton se të pranishëm në mbledhje kanë qenë vetëm 156 persona, siç mund ta shihni edhe në foton më poshtë. Ndërsa në kutitë e votimit u gjetën 257 vota. Manipulimi është plot me 101 vota më shumë të cilat nuk figurojnë në sallë.
Ç’ka flet qartë se jo vetëm që kuorumi nuk është arritur, por që ka dështuar çdo përpjekje e deputetit Basha për ta mbushur sallën me njerëz të tjerë.
Shkarkimi i djeshëm me votat e 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar ka bërë që Lulzim Basha të mos ketë më asnjë funksion në PD, përveç mandatit të deputetit.
Ndaj dhe me hyrjen në fuqi të statutit të ri çdo veprim apo dhe vendim, qoftë edhe i tentuar nga deputeti Basha, është i paligjshëm dhe nul.
Drejtimi i PD-së me vendim të Kuvendit Kombëtar i ka kaluar Komisionit të Rithemelimit me 29 anëtarë të cilët do të përgatitin infrastrukturën e nevojshme për zgjedhjet e reja për kryetar partie deri në 22 mars 2022.