Skandali; – Nxori pa baktere pulën e larë me ujin e Lanës, analizat në laboratorin privat firmosen nga…
Skandali; – Nxori pa baktere pulën e larë me ujin e Lanës, analizat në laboratorin privat firmosen nga…
9 SHTATOR 2020
Emisioni “Fiks Fare” vijoi edhe këtë mbrëmje me publikimin e skandaleve të laboratorit BIO-V.
Pas analizave të pulës të ‘zhytyr’ në ujin e Lanës, ku doli e konsumueshme dhe pa baktere, ndërkohë që analizat e po këtij uji dolën me ngarkesë të lartë bakteriale, gazetarët e Fiksit zbuluan se në këtë laborator analizat i firmos Elvira Beli, e cila njëkohësisht është punonjëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit. Kjo drejtori bën kontrollin e këtyre laboratorëve ku kryhen analiza për produktet ushqimore.
Pasi morën përgjigjet e analizave për pulën e ‘zhytur’ në Lanë dhe ujit të cilën kjo pulë u la , gazetarët e Fiksit e vazhduan investigimin e tyre duke çuar pranë këtij laboratori një tjetër pulë për të cilën kërkuan dy vlera ushqimore të cilat nuk ishin vendosur në fletë analizën e pulës së parë, me pretekstin për t’i vendosur në etiketën ushqimore që do t’i bashkëngjitej produktit.
Përsa i përket dy komponentëve ushqimorë që mungonin tek pula e parë laboratori në fletë analizë i shton nga pula e dytë pa i bërë analizat.
Në këtë mënyrë laboratori BIO-V përveç të tjerash mashtroi me kripën dhe sheqerin e kodit të kampionimit të pulës së parë,ku nuk ishin analizuar fare këto tregues, por i shtoi ato nga pula e dytë që u çua për analiza.
Gazetarët e Fiksit në përgjigjen e analizave që morën për pulën e parë të larë në ujin me shumë baktere të lanës vunë re se ishte e firmosur nga analistja Elvira Beli. Sipas dokumentave që disponon Fiksi, Elvira Beli rezulton se është punonjëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit, institucioni përkatës që bën të mundur akreditimin për laboratorët ku kryhen analizat për produktet ushqimore.
Gazetarët e emisionit Fiks Fare telefonojnë znj. Beli për të marrë një përgjigje të drejtpërdrejtë. Znj. Beli pohon se ajo është konsulente, por duke mos e cilësuar se ku konkretisht. Pyetjes së gazetares se ku znj. Beli është konsulente, në laboratorin BIO-V apo në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit, kjo e fundit shprehet “Mos u merrni fare me këtë çështje” dhe mbyll telefonin pasi ndodhej me pushime.
Në një mesazh të dërguar pak minuta më vonë gazetares së Fiksit ,znj Beli pohon prezencën e saj në laboratorin BIO-V si inspektore dhe që sipas saj laboratori mund ta kundërshtonte dhe të mos firmoste gjetjet e saj.
Pra znj.Beli në dokumentin e laboratorit firmos si analiste njëkohësisht është edhe inspektore që duhet të mbikëqyrë shkeljet e bëra nga i njëjti laborator.
Emisioni Fiks Fare kërkon një përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit në lidhje me mënyrën e analizimit dhe për mos vendosjen në raport të normave për vlerat ushqyese të produkteve ushqimore nga laboratori BIO-V, por gjithashtu edhe për vendosjen e firmës së znj.Beli në analizat që kryhen nga laboratori BIO-V. DPA në përgjigjen zyrtare shkruan se: Laboratorit BIO-V i ka mbaruar akreditimi që në datë 31 korrik ndaj nuk mund të jap informacion për mënyrën sesi ky laborator kryen analizat, por që në raport normat ushqyese janë të detyrueshme për t’u vendosur.
DPA përsa i përket znj.Beli mohon që ajo të jetë pjesë në trupat certifikuese të këtij institucioni, por nuk mohon prezencën e znj.Beli në organet e vlerësimit, që sipas tyre nuk janë në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit. Ndërkohë që në dokumentat që Fiks Fare disponon organet e vlerësimit janë në varësi të këtij/ TCH
Nga: GAZETA SHQIP