10 Prill 2025

Mbrëmjen e 3 prillit, forcat e policisë të Komisariatit Nr 2 në Tiranë kanë arrestuar ish efektivin e RENEA-s Altin Morinën, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revansh” pas zbardhjeve të bisedave telefonike SkyEcc.
Ky arrestim ka sjellë një ngjarje të paprecedentë në policinë e shtetit, shpërbërjen e të gjithë zinxhirit komandues të komisariatit nr 2. Bashkëpunëtori i Durim Bamit në grup kriminal, ish-efektivi Altin Morina njihet si miku i ngushtë i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ilir Proda.

Në shenjë hakmarrje për arrestimin e mikut të tij, drejtori Proda ka shkarkuar shefin e komisariatit, shefin e krimeve, oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit si dhe agjentët civilë të cilët me këtë lëvizje janë evidentuar dhe haptas vendosur para rrezikut për jetën. Shpërbërja e komisariatit nr 2 me urdhër të Prodës përveç se dëshmon qartë lidhjet e këtij të fundit me eksponentë të rrezikshëm kriminalë si Altin Morina dhe Durim Bami, gjithashtu demoralizon efektivët e policisë për të kryer detyrën ndershmërisht si dhe motivon eksponentë të rrezikshëm kriminalë.

Skandali shkon më thellë pasi AMP jo vetëm nuk mban qëndrim në krah të efektivëve të policisë për një hetim sa më të plotë të ngjarjes së paprecedentë por delegon Franc Ndojin për t’u bërë presion agjentëve të mbetur në komisariat që të lënë detyrën. Drejtori i AMP së Tiranës Franc Ndoji dhe ish-efektivi i RENEA Altin Morina gjithashtu njihen për shoqërinë e tyre të ngushtë si dhe kanë qënë nën hetim më përpara si grup i përfshirë në huadhënie me fajde si dhe grup që menaxhonte lojërat e fatit në Tiranë, Fushë-Krujë dhe Shkodër.

Ndërkohë që Franc ndoja, shefi i SHKB-së, i ka bërë presion gjithë efektivëve që kanë marrë pjesë në arrestimin e tij se do i fus në burg të gjithë, pas kërcënimit të efektivët kanë dorëzuar dorëheqjen

Pas skandalit të sekuestrimit të telefonit nga SPAK, skandalit të gjobëvënie nga policët apo dhënies së gradave miqve të tij në polici, ky skandal i radhës së drejtorit Proda dëshmon qartë se kupola e policisë së shtetit është totalisht e inkriminuar dhe administrimi i zgjedhjeve të 11 majit do të jetë një proces tërësisht i dyshimtë.