SKANDALI: – Prokurori i Tiranës, i përfshirë në skemë gjobëvënie, shantazhon biznesmenin (foto me grupin kriminal, lidhjet me botuesin afër LSI)
SKANDALI: – Prokurori i Tiranës, i përfshirë në skemë gjobëvënie, shantazhon biznesmenin (foto me grupin kriminal, lidhjet me botuesin afër LSI)
19 Dhjetor 2021
SKANDALI: Prokurori i Tiranës, i përfshirë në skemë gjobëvënie, shantazhon biznesmenin (foto me grupin kriminal, lidhjet me botuesin afër LSI)
Disa foto kompromentuese te nje prokurori te Prokurorise se Tiranes janë dërguar në redaksine e gazetës DITA dhe te nje emisioni investigativ.
Pamjet tregojne prokurorin ne fjale me anetare të një grupi të strukturuar kriminal, që njihet per precedente te gjobevenies ndaj disa bizneseve të rëndësishme në vend.
Sipas nje investigimi te nisur disa muaj me pare, prokurori ne fjale eshte perfshire në skema të gjobëvenies, duke hapur çeshtje zyrtarisht per persona të shenjestruar nga ky grup. Anetaret e tij, me pas, hyjnë ne kontakt me viktimen “per ti zgjidhur problemin”.
Prokurori ne fjale, nuk e ka kaluar ende procesin e Vetingut. Ai eshte nipi i nje botuesi të njohur, i lidhur veçanerisht me LSI-në. Një nga shenjestrat e grupit ka qene pikerisht nje prej konkurenteve te botuesit ne fjale, qe njihet gjithashtu si biznesmen i padeshiruar nga Berisha dhe Meta.
Pranë organeve të vetingut ka raporte se prokurorë dhe gjykates në pritje te vetingut, te cilet e kane te sigurte daljen nga sistemi, jane perfshire ne skema kriminale duke shfytezuar dosje te qena ose te krijuara per te shantazhuar persona, veçanërisht nga fusha e biznesit.
Sipas raporteve, disa nga keta prokurore dhe gjykates punojnë tashmë nën mbrojtjen e grupeve kriminale dhe kane gjetur mbeshtetje tek parti politike, veçanerisht fraksioni i Berishes ne PD dhe LSI.
Redaksia do botoj ne vijim emrin, fotot dhe skemen e plote, menjehere pasi materiali qe permban detajet e këtij skandali te mberrije në orar zyrtar prane organeve te hetimit, vetingut dhe ambasadave te investuara ne pastrimin e sistemit te drejtesise.
Ndërkohë redaksia e Ditës dhe e emisionit investigativ ku ka mbërritur dosja kanë kontaktuar një nga viktimat e kesaj skeme shantazhi, qe ka refuzuar te paguaje “gjoben”. Aktualisht, ai eshte shpallur ne kerkim me nje urdher arresti te nenshkruar pikerisht nga prokurori ne fjale.
Personi ne fjale, biznesmen i njohur tha se sapo avokatet e tij te mbyllin fazen e pare te procedures ligjore, ai do kryeje nje rrefim shterues mbi prokurorin ne fjale dhe lidhjet e tij fisnore dhe politike.
Por jo vetëm kaq. Ai shton se ngjarja ku e kane perfshire, megjithese ne vetvete perfshin individë ordinerë, ka nje begraund te gjere politik, per shkak te lidhjeve midis personave te implikuar.
Personi eshte gati te deshmoje mbi lidhjet e krimit ordiner dhe krimit politik ne keto 30 vjet: si lidhen tenderat me pastrimin e parave dhe kercenimet e organizatave kriminale qe garantojne heshtjen; si mbyllet goja me burg kur keto organizata nuk garantojne dot heshtjen.
Ai i tha ne nje bisede telefonike redaksise se disponon prova, foto dhe mesazhe per lidhjet mes krimit dhe politikes dhe se i njejti material ndodhet në duart e amerikaneve, për shkak se në dosje ka deshmi qe prekin interesat amerikane, qe nga kontrabanda e cigareve deri tek burgosjet e perndjeket fallco per ti hedhur hi syve SHBA-ve.
(vijon)
Gazeta Dita