11 Prill 2025

Procesi i legalizimeve në Shqipëri duket se është kthyer në një burim të madh keqqeverisjeje dhe manipulimi, duke lënë qytetarët pa të drejtat e tyre të pronësisë dhe duke u përballur me kontradikta dhe gënjeshtra në letra. Rajmond Dervishi, kandidat për deputet në Qarkun Tiranë, ka sfiduar Kryeministrin për të dhënë transparencë të plotë mbi numrin dhe statusin e objekteve të legalizuara. Dervishi ka kërkuar informacion të detajuar mbi procesin dhe shpjegim për diferencën mes shifrave të deklaruara nga qeveria dhe atë të ish-drejtorit të Kadastrës, i cili ka raportuar një numër shumë më të ulët legalizimesh. Ai ka kërkuar gjithashtu që të publikohet lista e plote e objekteve të legalizuara dhe të pasqyrohen këto të dhëna në geoportalin shtetëror të ASIG, siç kërkon ligji. Por ky denoncim ka nxjerrë në pah keqqeverisjen dhe manipulimin e procesit të legalizimeve, duke lënë mijëra qytetarë pa dokumenta të rregullta për pronat e tyre.

Qëndrimi i Z. Dervishi

Konkretisht ka qenë Rajmond Dervishi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Tiranë, i cili ka kërkuar zyrtarisht transparencë mbi procesin e legalizimeve, duke denoncuar kontradiktat mes deklaratave të kryeministrit dhe ish-drejtorit të Kadastrës për numrin e objekteve të legalizuara. Ai ngre pyetje konkrete mbi procedurat, parcelat ndërtimore, certifikatat e pronësisë dhe mungesën e pasqyrimit të të dhënave në geoportalin shtetëror të ASIG. “Qytetarët kanë nevojë për të drejta, jo për numra propagande,” deklaron Dervishi përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë çështje si simbol të keqqeverisjes dhe manipulimit politik.

Postimi i plotë:

KERKESE PUBLIKE.

RAME PUBLIKO LISTEN E 270000 LEGALIZIMEVE.

SI I KISHE THONE TANIT TI RREJME SHQIPTARET QE SKAN DALE MATJET MIRE, SE PO I TREGUM QE NUK LEGALIZOHENI ATO BOHEN DHE ME MILLOSHEVIÇIN.

MOS RREJ SHQIPTARET ME SHPETU PARTINE RAME.

TI NUK I DHE TAPIN E SHPISE, VAJ MEDET PASAPORTEN EUROPIANE.

Unë Rajmond Bashkim Dervishi në cilësinë Kandidatit të Koalicionit Euroatlantik për Qarkun e Tiranës, për zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025, me profesion Inxhinier Gjeodet, Jurist, si dhe Ekspert i Çështjeve të Pronësisë nga ushtrimi i veprimtarisë së profesionit tim të lidhur ngushtësisht me shërbimet në fushën e pronësisë, bazuar mbi të drejtën ligjore dhe sociale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, nisur nga deklaratat tuaja kontradiktore mbi shifrat e objekteve të legalizuara gjatë prezantimit të programit tuaj elektoral, si dhe nga shqetësimi qytetar me të cilët po përballem gjatë takimeve të mija elektorale mbi mos pajisjen me leje legalizimi dhe çertifikatë pronësie për objektet e tyre, në kuadrin e transparencës publike si dhe bazuar në ligjin nr 119/2014 “Për të drejtën e informimit” kërkoj informacionin si më poshtë vijon:

1) Sa është numri total i vetëdeklarimeve për vitet 2005-2013?

2) Sa është numri total i vetëdeklarimeve për vitet 2013-2025?

3) Sa është numri total i parcelave ndërtimore të cilave i kaluar pronësia me VKM deri më datë 1.10.2013?

4) Sa është numri total i parcelave ndërtimore të cilave i ka kaluar pronësia me VKM për periudhën 1.10.2013-1.04.2025?

5) Sa është numri total i objekteve të matura nga operatoret ekonomik të cilët u kontraktuan nga ALUIZNI nëpërmjet proçedurës së tenderimit publik gjatë mandatit qeverisës 2013-2017?

6) A janë tenderuar për matje objekte të cilave u kishte kaluar pronësia me VKM përpara 1.10.2013, objekte të cilat kanë qenë të matura për të cilat është hartuar dokumentacioni teknik genplan dhe planimetri, genplane të formatit A3 të cilët iu niseshin dhe ministrive të linjave për oponencë?

7) Nisur nga sa ju konfirmoni në programin elektoral se janë legalizuar 270000 objekte ndërkohë që nga ish Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës më 14.02.2023 në komision parlamentar ka raportuar duke deklaruar se janë bërë 243000 legalizime, dhe proçedura e legalizimeve ka përfunduar, (bashkëlidhur linkun), kërkohet informacion se cilave objekte u përket shifra diferencë prej 27000 (270000-243000)?

Pavarësisht numrit të saktë te objekteve të legalizuara, sa prej tyre janë regjistruar dhe pajisur me çertifikatë pronësie?

9) Nisur nga deklarimet kontradiktore tuajat mbi shifrat e objekteve të legalizuara për transparencë publike si dhe bazuar në ligjin nr 119/2014 “Për të drejtën e informimit” kërkoj informacionin dhe pajisjen me listën e plote emërore të objekteve të legalizuara, ose lejet e legalizimit në format të skanuar, ose fotokopje (hard copy).

10) Pavarësisht numrit kontradiktor të objekteve të legalizuara referuar deklaratës suaj si Kryeministër në raport me atë të ish vartësit tuaj Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, kërkohet informacion se për cilat objekte informale janë lidhur kontrata bashkëpunimi me Njësitë e Qeverisjes Vendore referuar VKM 435 datë 26.06.2024, ndërkohë që të dy raportoni përfundimin e proçesit të legalizimeve, pra konkretisht çfarë do masin grupet e punës të ngritura nëpër Bashki?

11) Nëse shifrat mbi objektet e legalizuara janë ato nga sa ju deklaroni, përse nuk pasqyrohen këto objekte në gjeoportalin shtetëror të ASIG, si një detyrim ligjor për pasurimin e databazës së ASIG?

Nisur nga sa është pyetur më sipër për transparence të publikut dhe të drejtën e informimit qytetar kërkoj, vënien në dispozicion, të listës së plotë emërore të objekteve të legalizuara, ose lejet e legalizimit në format të skanuar, ose fotokopje (hard copy).

Duke ju falënderuar mbetem në pritje të një përgjigje informuse brenda afateve te proçedures administrative.

Rajmond B. DERVISHI

Kandidat i Koalicionit Euroatlantik për Qarkun Tiranë

Për Zgjedhjet Parlamentare të datës 11.05.2025.

Nga: Gazeta Sot