
Skandali/ Si i dha Balluku koncesionin miliona euro babait të kreut të OSSH, Blendian Dalipaj. – Kontrata u firmos nga Ami Kozeli dhe vetë ministrja
28 Shkurt 2025
Zv.kryeministrja Balluku firmos koncesionin për administratorin
Prej disa vitesh, kompanitë publike në sektorin e energjisë kanë qenë në qendër të skandaleve për abuzimet me fondet publike, duke qenë se sektori i energjisë është shumë i vështirë të kuptohet nga publiku pasi janë çështje teknike dhe të vështira për t’u kuptuar. Sipas inxhinierit elektrik Azmer Duleviç, një pjesë e mirë e qytetarëve në zonat rurale kryesisht, mund të jenë pa energji elektrike. “Nuk ka investime sot e 30 e ca vite dhe normalisht nëse nuk ka investime, këtu ata që e vuajnë dhe patjetër e paguajnë dyfish janë qytetarët”, tha për “Vetting” inxhinieri Duleviç.
Zhvillimet e fundit vitin e kaluar zbulojnë se lëvizjet e Ministres Balluku, duke marrë Ceno Klosin si zv/ministër të Infrastrukturës mund të jetë një lëvizje për të shpëtuar sa më shumë nga anija që po mbytet. Konkretisht Klosi ka qenë drejtor ekonomik i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkoi që ai të përjashtohej nga detyra për shkak të shkeljeve të rënda, por tashmë Klosi ishte graduar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe në mars 2024 u bë zv.ministër.