Skandali tek Ekonomiku në Tiranë, si shefi i departamentit rrahu pedagogen në fakultet
7 Korrik 2024
Nga Gazeta Dita
Detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Fakultetin e Ekonomisë, ku përgjegjësi i departamentit te dega Marketing-Turizëm goditi me grusht një pedagoge.
Shefi i Departamentit, Mirdaim Axhami është arrestuar nga policia, ndërsa blutë e Tiranës njoftojnë se 43-vjeçari ka goditur vartësen e tij, Liljana Billa (Elmazi).
Burime për VoxNews thanë se shefi i Departamentit, Mirdaim Axhami ka qëlluar me grusht pedagogen, Liljana Billa për shkak të tezave të provimeve.
Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ambientet e fakultetit të Ekonomikut, ndërsa Mirdam Axhami është arrestuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.