Skandaloze: Festa solemne e Ambasadorit  Qemal Minxhozi ne Prishtine. –

Nëntor 27, 2019

Nga Zamira Kazazi Bushati.

Skandaloze kjo festa solemne me shampanja e rroba dasmash që sonte e organizoi Ambasada Shqiptare në Prishtinë. Ndërkohë që sonte gjithë kombi është në zi, kur akoma numri i viktimave sa shkon e rritet dhe që të dy shtetet kanë paralajmëruar/shpallur ditë zie kombëtare, më së paku mirëkuptohet babëzia dhe festa.

Qemal Minxhozi

Edhe sikur sonte të qëllonte të ishte 28 Nëntori, ceremonia është dashur të anullohej ,shtyhej. E, sonte është 26 nëntori dhe shampanjën e verën e kuqe do ta gjenit aty edhe pas ndonjë 2-3 netëve. E ambasadori shqiptar ne Prishtine Qemal Minxhozi harbon , e kercen mbi kufomat e tërmetit dhe mbi jetet e njerëzve që ndodhen nen germadha. Ambasadori Minxhozi kokrra e komunistit me rrace soj e sorollop harbon , defrehet mes alkolit , veres shampanjes muzikes mbi dhimbjen lotet dhe trishtimin e mbi 20 viktimave.

Por, simbas gjasës, askush s’ka vdekur prej turpit!!! E ndersa medjat kosovare bucasin per kete skandal te Ambasador Minxhozit , Nje pyetje kam, perse hesht Ministria e Jashtme ???!