SKANDALOZE/ – ‘Si nuk i vjen turp’, zv.ministrja e Shëndetësisë gënjeu

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli gënjeu kur tha se pacientja 73-vjeçare që vdiq sot nga koronavirusi, ishte vetëm në dhomë.

Këtë gjë e zbuloi djali i një tjetër pacienteje që ishte në dhomë me 73-vjeçaren që humbi jetën.

Përmes një telefonate live me Report.tv, Shkëlqim Buziu tha se zv.ministrja gënjeu, pasi në dhomë me 73-vjeçaren që vdiq si pasojë e koronavirusit, ishin edhe 2 gra të tjera, nëna e tij dhe një grua tjetër.

“Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli gënjeu kur tha se 73-vjeçarja që vdiq ka qenë vetëm në dhomë. Unë kam ndejt 4 ditë në atë dhomë me mamin. E pamë e kuptuam që ajo kishte probleme, mund të kishte virus. Unë kërkova me zor që ta nxirrja mamin nga dhoma se nuk mund të rrinte me të. Tani po kërkojmë të dimë nëse mamaja e ka marrë virusin. Si nuk i vjen turp zv.ministres që thotë ishte vetëm në dhomë. Ishin tre gra në një dhomë. Ka pasur plot hyrje dalje të familjarëve. Kontakte fizike”, ka thënë Shkëlqim Buziu.