23 Maji 2023

Janë publikuar fotot e përmbaruesve dhe administratorëve të institucioneve financiare, që grabitën mijëra qytetarë nëpërmjet një skeme mashtrimi.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke lënë në fuqi 9 masa sigurie, 5 arrest me burg dhe 4 arrest në shtëpi për personat e përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Sipas policisë së Tiranës  në këtë skemë kanë qenë të përfshirë edhe noterë e avokatë.

Institucionet financiare aplikonin kamat vonesa tarifa nga 2% + 8% për cdo vit sa i takon vonesave për shlyerje të këtyre detyrimeve.

3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare, me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja. Subjekte të ndryshme, në kushtet e mirëbesimit, janë mashtruar për të marrë kredi të reja te institucionet financiare, për të likuiduar kredi të vjetra që ata kishin në banka, dhe këto kredi ishin blerë nga një institucion financiar. Me marrjen e një kredie të re nga ky institucion, zhbllokoheshin përkohësisht pasuritë dhe llogaritë e debitorëve, por më vonë dilte një kërkesë e re për likuidimin e shumave të tjera”, thotë policia.

Nga aktet e administruara provohet se me veprime konkrete dhe te drejtpërdrejta përmbaruesit Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega, Alban Kote, Kejda Seferi, Alketa Tanushi, kane konsumuar elementet e veprës penale te “Shpërdorimit te detyrës”.

Po ashtu përmbaruesja Keida Seferi, dhe administratoret e shoqërive përmbarimore  Star – FS, Aldo Daka, Albert Gega e Edmond Mato, si dhe shtetësia Elda Ibro administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albenia), kane konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes”.

Dosja e plote:

Në Tirane, sot më datë  ____._____.2023.

Ne Prokuroret, Ndini tavani e Arben Agovi, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare, Tirane, pasi studiuam aktet e procedimit Penal nr. 2123 te vitit  2020,

K O N S T A T U A M :

Se ne Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare Tirane është regjistruar kallëzimi penal Nr. 3464, date 25.02.2020 me kallëzues Ministrinë e Drejtësisë. Mbi baze verifikimit  paraprak është regjistruar procedimi penal Nr. 2123, date 03.03.2020 për veprën penale te “Skema mashtruese dhe piramidale”, te parashikuar nga neni 143/a paragrafi i dyte i Kodit Penal.

Sipas materialit kallëzues Ministria e Drejtësisë kërkon ushtrim te ndjekjes penale për veprën penale te “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143, “Shpërdorimit te detyrës”, parashikuar nga neni 248, si dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”, parashikuar ne nenin 246 te Kodit Penal, ndaj subjekteve te kallëzuar Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, Elda Ibro, Andis Gjoka, Olsi Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi, Alban Kote, Aldo Daka, Edmond Mato, Roland Deda, Jordisa Dervishi, Alketa Sali Goxha, Albert Geea, Kejda Seferi, Mariela Basha, Besmir Barxhani, Saimir Hajdari, Bashkim Xhafa, Florian Beqaraj.

Rrethanat e faktit:

Ne zbatim te urdhrit me Nr. 448, date 30.09.2019 “Për ngritjen e grupit te punës për evidentimin dhe marrjen ne dorëzim te dokumentacionit dhe arkivave përmbarimorë te pa dorëzuara te përmbaruesve gjyqësorë private, te cilëve u është hequr licensa e ushtrimit te profesionit, i ndryshuar, te Ministrit te Drejtësisë, një grup i përbashkët pune, përberë nga punonjës te Ministrisë se Drejtësisë dhe anëtarë te Dhomës Kombëtare te Përmbaruesve Gjyqësorë Private ne date 31.01.2020, përfunduan procesin administrativ qe lidhej me kërkesat e këtij urdhri kane përpiluar një raport te hollësishëm mbi ecurinë, gjetjet dhe konstatimet e kryera. Bazuar ne te dhënat e konstatuara, evidentimet dhe gjetjet përgjatë këtij procesi administrativ, grupi i punës, sipas kallëzuesit, konstatoi fakte dhe te dhëna për sa i përket cenimit te interesit pasuror te mijëra shtetasve, nga veprimtaria e paligjshme e 3 shoqërive përmbarimore, 1 institucioni financiar jo banke, 1 zyre avokatore, 1 notereje dhe disa personave te tjerë qe se bashku dhe te lidhur, adresojnë drejtpërsëdrejti një dyshim te arsyeshëm se jemi përpara praktikave dhe/ose skemave te mashtrimit qe kane shkaktuar dhe po vijojnë te shkaktojnë pasoja shume te renda ndaj një kategorie te gjere qytetaresh. Sipas kallëzuesit, ne raportin e Grupit te punës u konstatua se 3 (tre) shoqëritë përmbarimore ”Shërbimi përmbarimor Zig”, ”Shërbimi Përmbarimor STAR/FS” dhe ”Shërbimi Përmbarimor Flash” dhe 2 shoqëritë Micro Credit Albania dhe ADCA, kane vepruar si një entitet i vetëm me interes dhe aktivitet te përcaktuar dhe ne te njëjtën adrese te ushtrimit te tij. Sipas materialit kallëzues pese shoqëritë me ndihmën e një noteri dhe një duzine avokatesh, rezulton nga informacioni i administruar, se kane krijuar skemën e ”Shtrëngimit te debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimorë për marrjen e kredive te reja”, ne përfitim te institucionit financiar jo banke Micro Credit Albania.

  1. Nga aktet e administruara rezulton se :

2.1. Me shkresën nr. OP-31582/1 date 18.11.2020, ProCredit Bank, ka ven ne dispozicion te hetimit ne forme elektronike aktet e kërkuara nga ne me shkresën nr.13481 Prot date 28.10.2020. Nga këqyrja e te dhënave elektronike te kësaj CD, konstatohet se, ne date 28.04.2015 është nënshkruar  Marrëveshja e Konfidencialitetit  midis  “Bankes ProCredit” sh.a dhe  shoqërisë “Micro Credit Albania” sh.p.k , për shkëmbim informacioni lidhur me  vlerësimin  e portofolit te kredisë.

2.2. Ne date 11.08.2015 është nënshkruar kontrata për kalim te kredive ndërmjet “Bankes ProCredit” sh.a dhe  shoqërisë Micro Credit Albania sh.p.k. Objekti i kësaj kontrate ka qene se palët e mësipërme bien dakort qe Ceduesi (Bankes ProCredit) te kaloje kreditë dhe Cesionari (Micro Credit Albania) te pranoje  kalimin  e kredive sipas listës  se kredive te Aneksit 1 , duke i kaluar kundrejt shpërblimit  kredite e Aneksit 1 se bashku me privilegjet, garancitë dhe aksesoret e tjerë, duke përfshirë edhe kamatat për kohen e kaluar. Sipas nenit 8 te kësaj kontrate çmimi për blerjen e portofolit te kredive te këqija  ka qene ne vlerën e 450 000 euro.

2.3. Referuar aktit shtese nr.1 Ndaj kontratës se kalimit te kredive datës 11.08.2015, ne date 25.08.2015 është nënshkruar ky akt nga “Bankes ProCredit” sh.a dhe shoqërisë “Micro Credit Albania” sh.p.k, ku është rene dakort qe Ceduesi (Bankes ProCredit) te dorëzojë tek Cesionari (Micro Credit Albania), dosjet e klientëve dhe dosjet gjyqësore për te gjitha kreditë, detyrimet e ceduara  ne kontrate.

Dosjet e klientëve duhet te përmbajnë :

          Kërkesën për kredi

          Aprovimin e kredisë.

          Kopeje ID te kredi marrësve.

          Kopje kontratash, plan pagese.

          Analize financiare e kredi marrësve.

          Letra vonese drejtuar kredi marrësve.

Dosjet gjyqësore duhet te përmbajë:

          Vendim për fillimin e procedurës gjyqësore.

          Kërkesë për nxjerrje urdhri ekzekutimi.

          Vendim i gjykatës për  lëshimin e urdhrit te ekzekutimit.  

Kopeje ID te kredi marrësve.

       Kopje kontratash, plan pagese.

Letra vonese drejtuar kredi marrësve.

Shkresa te ndryshme drejtuar përmbaruesve gjyqësorë.

2.4. Referuar aktit shtese nr.2, Ndaj kontratës se kalimit te kredive datës 11.08.2015, ne date 27.11.2015 është nënshkruar ky akte nga “Bankes ProCredit” sh.a dhe shoqërisë Micro Credit Albania sh.p.k, palët kane ren dakort  se midis palëve  janë dorëzuar 80%  e dosjeve te kredive  te ceduara ne numër dhe volum sipas aneksit nr.1.

2.5. Referuar aktit shtese nr.3, Ndaj kontratës se kalimit te kredive datës 11.08.2015, ne date 13.01.1016, është nënshkruar ky akt nga “Bankes ProCredit” sh.a dhe shoqërisë Micro “Credit Albania” sh.p.k. Palët janë dakortesuar qe “Micro Credit Albania” sh.p.k te marre ne dorëzim nga “Bankes ProCredit” sh.a, dokumentacionin e gjeneruar nga sistemi CW.Net i Bankës. Palët bien dakort qe  Ceduesi (banka ProCredit) po cedon te Cesionari (Micro Credit Albania) ne total një numër prej 3999 kredish , me një shume prej  7 .299.203 euro. Bashkëlidhur këtyre akteve  janë anekset  me listat e kredive për te cilat janë dorëzuar dokumentet .

2.6. Nga këqyrja e te dhënave elektronike te CD dërguar nga “BankaProCredit” sh.a, si dhe nga dokumentacioni i administruar nga “Micro Credit Albania” sh.p.k, me shkresën e datës 30.11.2020, për kreditorin Tomorr Hidaj konstatohen këto fakte dhe rrethana:

Shtetasi Tommor Hidaj, mbi bazën e te dhënave te klientit, ai ka marre dy kredi pranë “Bankes ProCredit” sh.a, e para është marre ne date 18.12.2006 ne vlerën e 150 000 lek, ndërsa e dyta është marre ne vlerën e 200 000 leke, ne date 04.02.2008.

 Lidhur me kontratën e datës 04.02.2008, nga “Banka ProCredit” sh.a, i është kërkuar  Gjykatës se Rrethit Gjyqësore Tirane qe te lëshoje urdhrin e ekzekutimit për kontratën me nr.P-35208 datës 04.02.2008. Ne këto rrethana me vendimin nr.Regj.Them.2965 date 21.10.2010 Gjykata e Rrethit Gjyqësore Tiranë ka vendosur për lëshimin e urdhrit te ekzekutimit për kontratën e kredisë me nr. P-35208 datës 04.02.2008.

Me shkresën  e datës 28.08.2015,“Banka ProCredit” sh.a, ka njoftuar per kalimin e kësaj kredie tek kreditori Micro Credit Albania sh.p.k. Sipas ketije njoftimi  totali i detyrimit  ka qene ne vlerën e 95,544.00 leke.

Referuar aktit shtese nr.1 Ndaj kontratës se kalimit te kredive datës 11.08.2015, ne date 25.08.2015, te nënshkruar nga “Bankes ProCredit” sh.a dhe shoqërisë Micro Credit Albania sh.p.k, dosja e klientit dhe aktet e gjykatës për ekzekutim te kreeditorit Tomorr Hidaj, nga Ceduesi (Bankes ProCredit) jane dorëzuar tek Cesionari (Micro Credit Albania).

Me shkresën nr. 1029/5 Prot, Ministria e Drejtësisë na ka vene ne dispozicion te hetimit aktet mbi ekzekutimin e kredive me subjekt Tomorr Hidaj.

  Nga aktet konstatohet se Shërbimi përmbarimorë “STAR” me aktin nr.0035-15 Regj. Date 23.09.2015, me përmbaruese Jordisa Dervishi ka njoftuar  debitorin solidare Dhurata Hidaj, dhe debitorin Tomorr Hidaj për ekzekutim vullnetare te detyrimit .

Ne date 23.09.2015 shërbimi përmbarimorë  “STAR” sh.p.k, me përmbaruese Jordisa Dervishi, mbi bazën e kërkesës se palës kreditore MCA-se, ka njoftuar palën debitore  Tomorr Hodaj e Dhurata Hidaj  për ekzekutimin vullnetare te detyrimit.

Ne date 12.10.2015 shërbimi përmbarimorë  “STAR” sh.p.k, me përmbaruese Jordisa Dervishi,  ka vendosur pushimin  e ekzekutimit , pasi eshte bere përmbushja totale e  detyrimit .

Me aktin e datës 08.10.2015 është nënshkruar një kontrate tjetër kredie nga shtetasi Tomorr Hidaj. Kjo kontrate është nënshkruar mes tij dhe agjencisë financiare  Micro Credit Albania sh.p.k për vlerën e  122 300 leke ( ne dosje mungojnë veprimet e kryera me arkën për kalimin e shumes nga MCA tek  zyra përmbarimore  dhe anasjelltas).

Për sa sipër vërehet se  kredia e dhënë nga “Micro Credit Albania” sh.p.k ne date 08.10.2015, është dhen ne kushtet e mashtrimit. Kjo për faktin se “Micro Credit Albania” sh.p.k, ka qene ne dijeni te pamundësisë financiare te likuidimit nga ana e debitorve Tomor re Dhurata Hidaj. Këta shtetas kane qene te regjistruar ne regjistrin e kreditorëve te keqinj nga banka e Shqipërisë. Referuar akteve dhe deklarimeve provohet se vjedhja është kryer ne kushte e mirëbesimit, duke mashtruar subjektet se me marrjen e kredisë tek MCA për te likujduar kredinë e mëparshme do te kishin kushte lehtësimi ne pagesën e kësteve. Ky fakt me vone nuk ka rezultuar i tille por ka renduar akoma edhe me shume gjendjen financiare te subjektit debitor.

Fakt tjetër qe provon këto veprime te paligjshme, është se veprimet janë kryer ne bashkëpunim nga MCA, me shoqërinë përmbarimore dhe me përmbaruesen Jordisa Dervishi. Ky fakt vërehet se nga përmbaruesja është vendosur pushimi menjëherë pasi shuma e kredisë është likuiduar.  

2.7. Rasti me debitori Hysni Troci. Ky subjekt  ka qene subjekt përmbarimore ne cilësinë e debitorit  ndaj bankës se nivelit te dyte “ProCrcdit Bank”’sh.a. qe ka kaluar kredinë tek shoqëria “Micro Crcdit Albania” sh.a.

Ne date 02.06.2016 përmbaruesja Jordisa Dervislıi e punësuar pranë shërbimit përmbarimore STAR, me emër te ndryshuar “FS” ka vendosur pushimin e ekzekutimit te urdhrit te ekzekutimit nr.9044, date 24.11.2015. Titulli ekzekutiv i përket kredisë date 31.01.2003. (Përmbaruesi ka ekzekutuar një titull ekzekutiv qe ishte parashkruar). Ne vendimin e gjykatës kreditori i ri MCA, pretendon se debitori është me vonese prej 4465 dite, pra me shume se 12 vite .

Pasi nuk janë mjaftuar me vënien ne ekzekutim te një titulli, cili kishte përmbushur afatin e parashkrimit, kreditori është futur ne një rreth vicioz te rritjes se detyrimit, nëpërmjet një kredie te re. Referuar dokumenteve te vena ne dispozicion nga “ProCredit Bank” sh.a, pikërisht, urdhrit “Për heqjen e sekuestros konservative nr.02666 prot. date 07.02.2019 te përmbarueses Kejda Seferi vërtetohet se katër dite përpara se te kërkohej pushimi i ekzekutimit  nga kreditori , pikërisht ne datën 28.05.2016 është nënshkruar  kontrata e kredisë  konsumatore  me kreditorin “Micro Credit Albania”, për te cilin është lëshuar një urdhër i ri ekzekutimi, vendimi  nr. 157 (651-33-2017), date 27.07.2017 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Dibër dhe qe  është vene ne ekzekutim nga “Shërbimi Përmbarimorë FS”.

2.8.Lidhur me rastin e Eriselda Ristes, referuar akteve te administruara rezulton se :

Shtetësia Eriselda Rista së bashku më bashkëshortin e saj shtetasin Ilir Dylgjeri ka marrë një kredi pranë ProCredit Bank në 2010, në shumën 700 mijë lekë të reja. Pas disa shlyerjesh kredi marrësit, nuk e paguajnë këstet dhe me vonë banka kërkon nga gjykata të nxirret një urdhër ekzekutimi për marrjen me forcë të detyrimit nga shërbimi përmbarimor. Gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhër ekzekutimi në vlerën e 735 mijë lekëve. Ajo i është drejtuar shoqërisë “Shkrela” për titullin e ekzekutimit ku në mënyrë të detajuar ka kërkuar mbi 692 mijë lekë principal, mbi 230 mijë lekë interesa dhe mbi 85 mijë lekë gjoba. Në total vlera e kërkuar është mbi një milionë lekë të reja. Ndërkohë që vendimi i gjykatës ishte për 735 mijë lekë. Rezulton se banka ka kërkuar 272 mijë lekë më shumë se sa ka vendosur gjykata.

Përmbaruesi Ilirjan Shkrela lidhur me ekzekutimin ka nisur procedurën e ekzekutimit duke shtuar edhe tarifën përmbarimore prej 58 mijë lekësh. Fillimisht ka urdhëruar vendosjen e masës sekuestro konservative mbi pagën e debitores nga janari 2013 deri në janar 2014. Gjithë këtë periudhe çdo muaj ka kaluar rregullisht shuma prej 12 mijë lekë të reja nga llogaria e përmbaruesit te ajo e bankës ProCredit. Kjo bankë ka kaluar një sërë dosjesh te shërbimi përmbarimor ZiG. Mes tyre ishte edhe dosja e Eriselda Rista. Pas transferimit të çështjesh nga njëra zyrë përmbarimore te tjera u shtuan edhe 6600 lekë për shpenzimet e administratimit të dosjes përmbarimore.

Përmbaruesja e shoqërisë përmbarimore STAR, Jordisa Dervishi ka sekuestruar pagat e dy bashkëshorteve si dhe mjete motorike. Me pase në maj të 2015, ProCredit Bank, i ka shitur portofolin e kredive te keqia agjensise financiare MicroCredit Albani . Me ketë agjenci ata kanë lidhur katër kontrata me të njëjtin kreditor që kërkonte ekzekutimin e detyrimit Micro Credit Albania.

Praktika si këto qe janë trajtuar me sipër, ne dosjet përmbarimore objekt hetimi janë ne një numër te konsiderueshëm

  1. Lidhur me pretendimin se nga ana e shoqërive përmbarimore si dhe nga ana e përmbaruesve nuk është bere dorëzimi sipas akteve ligjore dhe nen ligjore nga hetimi është provuar se :

Nga aktet e administruara provohet se ish-përmbaruesit e kallëzuar nga Ministria e Drejtësisë qe me pare u ishte hequr licenca e profesionit kanë refuzuar te dorëzojnë konform rregullave të përcaktuara dhe ligjit dosjet përmbarimore qe kanë patur për veprim dhe është e vërtetuar qe 104 thasë me dokumente përmbarimore te cilat janë braktisur ne hollin e Ministrisë se Drejtësisë në datën 14.10.2019 dhe në datën 16.10.2019. Personi që i ka shkarkuar duke i braktisur nga hetimi rezulton te jete shtetasi Gentjan Kamberi.

Nga aktet hetimore te administruara provohet se ne muajin Tetor 2019, nga Ministria e Drejtësisë  përmbaruesit janë njoftuar lidhur me dorëzimin e dokumentacionit përmbarimor qe disponohej.

Siç rezulton edhe nga deklarimet e grupit te punës ish-përmbaruesit nga ana e tyre, nuk kanë pranuan dhe kane refuzuar t’i dorëzojnë dhe inventarizojnë materialet përmbarimore.

Në zbatim te nenit 32, shkronja “é” të ligjit nr. 10031/2008 dhe urdhrit nr. 7317, datë 7.11.2016 të ministrit të Drejtësisë “Për pajisjen, mbajtjen dhe plotësimin e regjistrit te çështjeve përmbarimore”, të gjithë përmbaruesit gjyqësore private kane detyrimin ligjor te pasqyrojnë të dhënat e te gjitha çështjeve përmbarimore që kanë venë në ekzekutim në Regjistrin e Çështjeve Përmbarimore te Miratuar nga Ministria e Dritësisë.

Ky regjistër nuk përmban të dhëna të karakterit statistikor, por të dhëna të karakterit publik. Këta regjistra bashke me dosjet përmbarimore janë mbajtur nga ish-përmbaruesit.

Referuar ligjit nr.26/2019 për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat, neni 88/6 parashikon, marrjen ne dorëzim nga Ministria e Drejtësisë te te gjithë dokumentacionit arkivor, nga shoqëritë përmbarimore qe nuk ushtrojnë veprimtari përmbarimore, qe do te thotë qe u është hequr licensa. Ndërsa për sa i përket dispozitave konkrete jemi referuar tek udhëzimi i Ministrit te Drejtësisë nr.4846/33 date 03.11.2010.

Në mungesë të “Regjistrave të Çështjeve Përmbarimore” që mbajnë përmbaruesit gjatë aktivitetit, pra të regjistrave që tregojnë numrin e saktë të dosjeve përmbarimore për secilin, nga grupi i punës i ngritur nga Ministria e Drejtësisë, është mbajtur procesverbal për të gjitha materialet apo dosjet e braktisura. Nga ky inventar dosjesh janë gjendur të dhëna për 5 800 çështje përmbarimore.  Kryqëzimi i të dhënave të tyre është bere  me të dhënat që grupi i punës ne Ministri ka marre nga ASHK, Gjykatat që gjykonin mbi kundërshtimet e veprimeve përmbarimore, si dhe nga të dhënat e marra nga banka “Pro Credit Bank”. Nga kryqëzimi i këtyre te dhënave kane rezultuar një numër shume i larte dosjesh përmbarimore të pa dorëzuara. Si nga hetimi dhe nga te dhënat e raportit të Grupit të Punës evidentohen, të paktën 4 944 dosje/çështje përmbarimore qe janë ende të pa dorëzuara nga ish-përmbaruesit: Arben Meskuti, Alban Kote, Aldo Daka, Jordisa Dervishi, Alketa Tanushi, Kejda Seferi, Viola Ahmet/i, Albert Gega, Roland Deda të shoqërive “Shërbimi Përmbarimor ZiG”, “Shërbimi Përmbarimor STAR/FS” dhe “Shërbimi Përmbarimor FLASH”.

Nga aktet hetimore e konkretisht nga ankesat e shoqërisë OSHEE rezulton se ish-përmbaruesit e “Shërbimi Përmbarimor ZiG” kanë ende 434 çështje/dosje përmbarimore të pa dorëzuara.

Nga informacioni i administruara prej “Alpha Bank Albania” dhe “Banka Kombëtare Tregtare” rezulton se ish-përmbaruesit e “Shërbimi Përmbarimor ZiG” kanë ende 323 çështje/dosje përmbarimore të pa dorëzuara. Në total rezultojnë se, janë mbi 5 700 dosje/çështje përmbarimore të pa dorëzuara, me akte – aktive përmbarimore që kanë prekur dhe vijojnë të rëndojnë direkt mbi interesat pasurore të shtetasve në një numër palësh të përfshira me mbi 17 000 individë.

Nga dokumentacioni i administruar nga  banka “ProCredit”, rezultojnë ne total 5258 akte urdhra vënie – heqje sekuestrosh nga ish-përmbaruesit, e konkretisht :

Nga përmbaruesi Kejda Seferi ka mbajtur 5175 akte qe i përkasin 5175 çështjeve përmbarimore.

Përmbaruesi Roland Deda, ka mbajtur 62 akte qe u përkasin 62 çështjeve përmbarimore. Përmbaruesi Albert Gega, ka mbajtur 15 akte qe u përkasin 15 çështjeve përmbarimore .

Përmbaruesi Alketa Tanushi, ka mbajtur 3 akte qe u përkasin 3 çështjeve përmbarimore.

Përmbaruesi Endrit Hasa, ka mbajtur 2 akte qe i përkasin 2 çështjeve përmbarimore.

Përmbaruesi Suana Anamali, ka mbajtur 1 akte qe i përket 1 çështje përmbarimore .

Sipas te dhënave te dërguara nga banka “ProCredit”, sipas verifikimeve  është konstatuar se nga 5 258 akte, vetëm 314 figurojnë si akte, qe gjenden te pasqyruara ne dosjet e inventarizuara nga grupi i punës.

– Nga aktet e administruara si dhe nga deklarimet e shtetasve, vërehet se shkresat me logo MCA-ADCA, pretendohet se janë pa emra poshtë, dhe nuk dihen se nga kush janë nënshkruar ato. Skema shtrënguese e kredi marrjes nëpërmjet vjedhjes imponohej për debitorët që kishin borxhe të vjetra të bankat e kryesisht ne atë “ProCredit” Bank, të cilëve u bllokohej nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, makinat. Për likuidimin e këtyre kredive te blera, nga MCA është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditoret qe te marrin kredi te reja pranë këtij institucioni Financiare, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare  MCA. Me marrjen e një kredie të re nga kreditori pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogarit e kreditoreve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave te tjera. Kjo skeme është përdoruar tek kredi marrësit, Eriselda Rista, Tomorr Hidaj, Dhurata Hidaj, Mikel Çypi, Albana Gjuzi, Ahmet Emiljano Methasani, Hysni Trocika, Olsi Zavalani, Agim Bici, Albert Brari, Lindita Menekshi, Besim Seli, Arjan Xhambazi, te cilët rezultojnë te  jenë viktima të vjedhjes se pasurisë se tyre.

Per sa siper  dhe nga aktet e administruara provohet se me veprime konkrete dhe te drejtperdrejta permbaruesit Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega, Alban Kote, Kejda Seferi, Alketa Tanushi, kane konsumuar elementet e vepres penale te “Shperdorimit te detyres” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

  1. Lidhur me faktet e pretenduara se nga shoqëritë përmbarimore si dhe nga përmbaruesit janë përllogaritur kamat vonesa konkretisht 2%+8%, ne kundërshtim me ligjin nga hetimi është provuar se :

Nga aktet hetimore te administruara ne “CD” rezulton e provuar se “kamata ligjore 2%+8%” është përdorur në formë masive në të gjitha shkresat e këtyre përmbaruesve te kallëzuar, dhe ne të gjitha rastet lidhen me urdhra ekzekutimi, pra vendimeve te gjykatave që kishin dale përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”. Urdhrat e ekzekutimit objekt hetimi dhe për të cilët ishte përdorur kjo “kamatë” në shumicën e tyre ishin lëshuar në vitet 2005-2006-2007-2008-2009-2010-2011-2012, 2013, 2014, 2015, deri ne 3 nëntor 2016. Aplikimi i kamatës ligjore 2%+8% është parashikuar në ndryshimet e Kodit të Procedurës Civile. Konkretisht ndryshimi në nenin 3 të ligjit nr. 114/2016, datë 3.11.2016, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile”, i ndryshuar parashikonte në germën d) se “kur titulli ekzekutiv, për të cilin lëshohet urdhri i ekzekutimit, është akt për dhënie kredie bankare ose detyrime monetare, Gjykata duhet të parashikojë kamatat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”. Pra, në shkronjën “d” përcaktohet se, parashikimi i “kamatës ligjore 2%+8%” gjen referencë në ligjin nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare” dhe këtë e bën Gjykata dhe jo përmbaruesi, pasi vlerësimin dhe shumën e përcaktuar në titullin ekzekutiv e përcakton vetëm gjykata.

Për sa sipër përllogaritet një dem shume i larte ekonomik ne dem te shtetasve, enteve te ndryshme private dhe publike, i cili për një pjese te debitorve është ekzekutuar si detyrim.

Referuar aktit te ekspertimit kontabël  te administruar ne date 12.01.2023, eksperti ka bere përllogaritjen e kësaj vlere, e cila :

Referuar dokumentacionit të administruar pasi është analizuar secili prej urdhrave për venien e sekuestros konservative, kam arritur të përcaktojë palët debitore, kreditore, nr. e vendimit të titullit ekzekutiv, shoqërinë përmbarimore që ka lëshuar këto urdhra, nr. e vendimit të urdhrit si dhe kam përllogaritur kamatë vonesat ligjor sipas përcaktimit ne urdhër në masën prej 2% + 8% për çdo vit me datë fillimi datën e lëshimit të titullit ekzekutiv nga Gjykata dhe datë përfundimi datën e lëshimit për vënien e urdhrit të sekuestros konservative. Të gjithë urdhrat e vënies së sekuestros i përkasin Shoqërisë Përmbarimore FS Shpk dhe pavarësisht qe gjenden në dosjen e vitit 2018 disa prej tyre janë lëshuar në muajin Dhjetor 2017 dhe pjesa tjetër përgjatë vitit 2018.

Në tabelën përmbledhëse të përllogaritjeve të kryera janë përfshirë dhe urdhrat të cilët mbajnë datën e vitit kalendarik 2017 por nuk janë përfshirë në aktin e mëparshëm të kryer për vitin 2017 pasi janë evidentuar në dosjen e vitit kalendarik 2018. Vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë “Micro Credit Albania” Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% ne vit është ne shumen 258,687,709.07 leke.

Te gjitha urdhrat e ekzekutimit te kësaj kamate pa ndonjë referenc ligjore, te paligjshme, janë lëshuar nga përmbaruesja Keida Seferi.

Per sa siper  dhe nga aktet e administruara provohet se me veprime konkrete dhe te drejtperdrejta permbaruesja Keida Seferi, dhe administratoret e shoqërive përmbarimore  Star – FS, Aldo Daka, Albert Gega e Edmond Mato, si dhe shtetesia Elda Ibro administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albenia), kane konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

  1. Lidhur me pretendimin se janë vendosur sekuestro konservative mbi pasuritë e luajtshme dhe te paluajtshme, këto sekuestro janë shtrire edhe ndaj personave qe nuk kane lidhje me ekzekutimin apo tej vlerës se detyrimit shumëfish, nga aktet hetimore është provuar se :

Në aktet hetimore te administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Rast tipik i kesaj natyre eshte cështja/dosja përmbarimore

Çështja/dosja përmbarimore nr. 0002-15 regj. “Shërbimi Përmbarimor STAR” sh.p.k;

Titulli ekzekutiv – Në emër të “ProCredit Bank” sh.a; (Detyrimi i papërmbushur 347 958 lekë); Urdhër ekzekutimi  – Vendim nr. 245 akti, datë 9.2.2007 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë;   Kreditor – Micro Credit Albania; Debitor – Asllan Lika, debitore solidare Lule Lika (Kanina); Urdhër –për vënie Sekuestro, dt. 10.8.2017; Numri i pasurive në bashkëpronësi të debitorit mbi të cilat është vënë sekuestro konservative;

Arë, nr. 3, ZK 2652, vol. 2, fq. 42, sip. 400 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 4, ZK 2652, vol. 2, fq. 43, sip. 2 280 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 4/1, ZK 2652, vol. 2, fq. 44, sip. 220 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 5, ZK 2652, vol. 2, fq. 45, sip. 95 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 5/1, ZK 2652, vol. 2, fq. 46, sip. 1 305 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 6, ZK 2652, vol. 2, fq. 47, sip. 250 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 7, ZK 2652, vol. 2, fq. 48, sip. 90 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 8, ZK 2652, vol. 2, fq. 49, sip. 2 570 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 9, ZK 2652, vol. 2, fq. 50, sip. 950 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 10, ZK 2652, vol. 2, fq. 51, sip. 270 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 11, ZK 2652, vol. 2, fq. 52, sip. 1 950 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 12, ZK 2652, vol. 2, fq. 53, sip. 300 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 23, ZK 2652, vol. 2, fq. 53, sip. 1 200 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë;

Arë, nr. 24, ZK 2652, vol. 2, fq. 55, sip. 200 m2, Mëner i Sipërm, Tiranë.

Sa siper ish-përmbaruesi kane shtrirë sekuestrot ne 14 pasuritë e paluajtshme të treguara si më sipër, te cilat sipas procesverbalit te dates 19.01.2023 vijojnë të qëndrojnë të sekuestruara, për një vlerë detyrimi vetëm 347 958 lekë.

Çështja/dosja përmbarimore nr. 0768-17 “Shërbimi  Përmbarimor FS” sh.p.k; Urdhër ekzekutimi  – Vendim nr. 4454 regj., datë 26.5.2017 Gj.Rr.Gj. Tiranë; Titulli ekzekutiv – Në emër të “Raiffeisen”; (30 767.34 (tridhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e shtatë pikë tridhjetë e katër) lekë). Kreditor – “Micro Credit Albania”; Debitor – Bajram Ibrahim Kodra; Numri i pasurisë mbi të cilën kane vijuar veprimet përmbarimore duke vendosur sekuestro më datë 6.12.2017, për detyrimin me vlerë vetëm 30 767.34 lekë:

Arë nr. pasurie 1632, ZK 3775, sip. 694 m2;

Arë nr. pasurie 1802, ZK 3775, sip. 398 m2;

Arë nr. pasurie 1804, ZK 3775, sip. 1772 m2;

Arë nr. pasurie 2146, ZK 3775, sip. 1321 m2

Arë nr. pasurie 2448, ZK 3775, sip. 3429 m2;

Truall nr. pasurie 2518, ZK 3775, sip. 256 m2,

Arë nr. pasurie 2519, ZK 3775, sip. 507 m2;

Arë nr. pasurie 2563, ZK 3775, sip. 633 m2;

Arë nr. pasurie 2565, ZK 3775, sip. 1152 m2

Sa siper ish-përmbaruesit kane shtrirë sekuestron ne ne total prej 10 162 , për një vlerë detyrimi vetëm 30 767 lekëjashtë çdo kërkese ligjore dhe logjike  për ekzekutimin e detyrimit në masën e përafërt të plotësimit të tij. Keto pasuri referuar procesverbalit te dates 19.01.2023 vijojnë të qëndrojnë të sekuestruara,

Çështja/dosja përmbarimore nr. 2945-15 regj. Shërbimi  Përmbarimor STAR” sh.p.k;

Urdhër ekzekutimi  – Vendim nr. 9002 akti, datë 19.11.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; Titulli ekzekutiv – Në emër të “ProCredit Bank”; (detyrimi deri në datë 2.11.2015 në shumën 68 922 lekë).  Kreditor – “Micro Credit Albania”; Debitor – Sadik Petrit Çoku – debitor solidar – Pranvera Pjetër Çoku; Sekuestro vënë me urdhrin e datës 14.11.2016, dhe hequr më 03.05.2017, ndërkohë që veprimet përmbarimore janë kryer për detyrim minimal prej 68 922 lekë, detyrim për të cilin janë sekuestruar këto pasuri:

Pemëtore me nr. pasurie 301/13, vol. 4, faqe 138, me sip. 1,460 m2, ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë;

Arë me nr. pasurie 70/9, vol. 1, faqe 238, me sip. ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë, arë me nr. pasurie 71/42, vol. 4, faqe 124, me sip. 1 500 m2, ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë;

Arë me nr. pasurie 30/2, vol. 5, faqe 2, me sip. 1300 m2, ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë; Arë me nr. pasurie 70/25, vol. 4, faqe 202, me sip. 1 000 m2, ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë;

Pemëtore me nr. pasurie 47/2, vol. 1, faqe 150, me sip. 2 100 m2, ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë,. Arë me nr. pasurie 83/2/1, vol. 4, faqe 131, me sip. 2 600 m2, –ZK 1977, Ibë e Poshtme, Tiranë.

Sa siper permbaruesi ka shtrire sekuestron ne 10 000 m2, për vlerën e detyrimit vetëm 68 922 lekë. Pasuritë vijojnë të mbeten të sekuestruara, referuar procesverbalit te dates 19.01.2023.

Urdhër ekzekutimi  – Vendim nr. 5421 akti, datë 05.07.2017 Gj.Rr.Gj. Tiranë; (detyrimi sipas urdhrit të ekzekutimit është në shumën 1 267 160.34 lekë);

Titulli ekzekutiv – Në emër të “Raiffeisen”; (detyrimi sipas kontratës 1 000 000 lekë);

Kreditor – “Micro Credit Albania”;

Debitor – Vehtim Hamit Karaj – debitor solidar – Vjollca Shaqir Karaj, Besnik Brahim Koçiu;

Numri i pasurive mbi të cilat është vënë sekuestro në datën 18.12.2017, në tejkalim shumëfish dhe shumëherë të vlerës së detyrimit:

Troje në bashkëpronësi të Vjollca Karaj:

Nr. pasurie 3/205, ZK 8330, nr. pasurie 3/305, ZK 8330, nr. pasurie 4/195, nr. pasurie 4/262, ZK 8330, nr. pasurie 9/207, ZK 8330, nr. pasurie 9/3, ZK 8330, nr. pasurie 9/317, ZK 8330, nr. pasurie 9/321, ZK 8330, nr. pasurie 9/322, ZK 8330, nr. pasurie 9/323, ZK 8330, nr. pasurie 9/324, ZK 8330, nr. pasurie 9/329, ZK 8330, nr. pasurie 9/330, ZK 8330, nr. pasurie 9/331, ZK 8330, nr. pasurie 9/380, ZK 8330, nr. pasurie 9/384, ZK 8330, nr. pasurie 9/423, ZK 8330, nr. pasurie 9/409, ZK 8330, nr. pasurie 9/418, ZK 8330, nr. pasuri 9/419, ZK 8330, nr. pasurie 3/305, ZK 8330, nr. pasurie 9/422, ZK 8330, nr. pasurie 9/423, ZK 8330, nr. pasurie 9/447, ZK 8330, nr. pasurie 9/504, ZK nr. pasurie 9/907, ZK 8330, 9/860, ZK 8330, nr. pasurie 4/78, ZK 3127, nr. pasurie 3/415+3-29, ZK 3127, nr. pasurie 9/297, ZK 8330, nr. pasurie 9/316, ZK 8330.

Sipërfaqet respektive të trojeve të sekuestruara, 7 000 m2, 257 m2, 3652 m2, 10 000 m2, 9 998 m2, 285 m2, 6045 m2, 3757.2 m2, 387 m2, 530 m2,  900 m2, 229 m2,  489 m2, 6,136 m2, 5266 m2, 2995 m2, 3682 m2, 262 m2, 150 m2, 7000 m2, 5528 m2, 30 m2, 3338 m2, 62 m2, 1500 m2, 1590 m2, 21m2, 1832 m2, 370.86 m2, 136 506 m2.

Sa siper ish-përmbaruesit kane shtrirë sekuestrot konservative  ndaj pasurive të debitorit.Totali i trojeve të sekuestruara është 216 509 m2 ose 22 Hektarë minimalisht sa 500-fishi i detyrimit që është vetëm 1 267 160 lekë.

Ne te gjiutha rastet e trajtuara me siper keto sekuestro jane vendosur nga permbauesi gjyqesore Jordisa Dervishi. Per sa siper  dhe nga aktet e administruara provohet se me veprime konkrete dhe te drejtperdrejta permbaruesja Jordisa Dervishi, ka konsumuar elementet e vepres penale te “Shperdorimit te detyres” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Sa siper e nga teresia e akteve hetimore te administruara deri ne kete faze hetimore, ka dyshime te bazuara ne prova se nga subjektet e me poshteme jane konsumuar elementet e vepres penale te “Shperdorimit te detyres “ dhe te “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 248 e 134/2 i K. Penal “  e konkretisht:

           Shtetasit Jordisa DervishiArben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, ne cilesin e permbaruesve dyshohet se kane konsumuar elementet e vepres penale te “Shperdorimit te detyres” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

           Shtetesia Keida Seferi, ne cilesin e permbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

           Ndersa shtetasit, Aldo Daka, Albert Gega e Edmond Mato ne cilësinë e administratoreve te  shoqërive përmbarimore  Star – FS, dyshohet se kan konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

           Shtetësia Elda Ibro administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albenia), dyshohet se ka konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

Përveç sa më sipër çmojmë se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore të parashikuara në nenet 228 e 229 të K.Pr.Penale që ndaj personave nën hetim të caktohet një masë sigurimi me karakter shtrëngues. Konkretisht ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova,  të cilat në unitetin e tyre tregojnë se vepra penale ka ndodhur dhe se është kryer nga këta shtetas. Nuk ka shkaqe padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penale, pasi personat nen hetim kane mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe është janë te përgjegjshëm para ligjit për veprimet e kryera. Ekziston rreziku që personat nën hetim, për shkak të dënimit për veprën, t’i shmanget hetimit. Për këto arsye, bazuar edhe ne rëndësinë e faktit penal, pasojat e ardhura nga veprat penale, moshën e secilit, personalitetin, nga ana jone çmohet e drejte qe ndaj këtyre personave  te caktohen masat e sigurimit personal ne vijim, si masa sigurimi te përshtatshme ne raport me rëndësinë e faktit, moshën dhe personalitetin e te dyshuarit.

Për këto arsye bazuar ne nenet 228, 229, 244,  230 dhe 238,  te Kodit te Procedurës Penale:

I   K E R K O J M E   GJYKATES:

  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasin Aldo Daka, atësia Piro, amësia Natasha, datëlindja 03.01.1989, lindur e banues ne Tirane, Rr. ”Ali Demi”, pallatet nr.240, shka.1, apar.11, kombësia Shqiptar, shtetësia Shqiptar, arsimi i larte, gjendja familjare i martuar, i pa dënuar, identifikuar me numër te kartës se identitetit, i dyshuar per kryerjen e veprës penale te “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i K. Penal
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasin Albert Gega, atësia Tholloraq, amësia Maria, datëlindja 26.07.1988, lindur ne Delvine e banues ne Tirane, Rr. ”Xhon Kenedi”, pallatet nr.5, shka.1, apar.5, kombësia Shqiptar, shtetësia Shqiptar, arsimi i larte, gjendja familjare i martuar, i pa dënuar, identifikuar me numër te kartës se identitetit I80726093B, i dyshuar per kryerjen e veprës penale te “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i K. Penal
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasin Edmond Mato, atësia Lliko, amësia Amali, datëlindja 10.09.1973, lindur ne Berat e banues ne Tirane, Rr. ”Bajram Curri”, pallatet nr.67, shka.1, apar.10, kombësia Shqiptar, shtetësia Shqiptar, arsimi i larte, gjendja familjare i martuar, i pa dënuar, identifikuar me numër te kartës se identitetit H30910132P, i dyshuar per kryerjen e veprës penale te “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i K. Penal
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasen Kejda Seferi, atësia Kujtim, amësia Hafsa, datëlindja 21.07.1987, lindur e banuese ne Tirane, Rr. ”Bardhyl”, pallatet nr.9, shka.1, apar.4, kombësia Shqiptar, shtetësia Shqiptar, arsimi i larte, gjendja familjare beqare, e pa dënuar, identifikuar me numër te kartës se identitetit I75721057M, e dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i K. Penal .
  • Elda Ibro, atësia Bukurosh, amësia Liljana, datëlindja 03.08.1981, lindur ne Memaliaj e ne Tirane, Rr “ Margarita Tutulani”, pall.32. shk.8. ap.16, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, e pa dënuar me pare, numër cel.0682020143, dokument identifikues letërnjoftim me nr.I15803062B. e dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i K. Penal .
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasen Jordisa Dervishi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasen Arben Meskuti, i dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasen Aldo Daka, i dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasin Albert Gega, dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal.
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasin Alban Kote, dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal.
  • Caktimin e masës se sigurimit “____________________” për shtetasin Alketa Tanushi dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal.
  • Nga Gazeta Panorama