“S’keni parë gjë akoma”: – Alarmi i Shoqatës së infermierëve: S’ka personel, po telefonohen punonjësit që kanë dalë në pension
Shoqata e Infermierëve ka ngritur shqetësimin e mungesës së madhe të bluzave të bardha në Shqipëri. Sipas saj, vendi po kalon në kolaps për shkak të mungesës së mjekëve dhe infermierëve si në spitalet shtetërore edhe në ato private.
Shoqata bën me dije se Ministria e Shëndetësisë ka telefonuar mjekët në pension që t’i rikthehen punës në spitale.
Shqiperia ne krize per personel shendetesore me mungesa te medha te mjekeve dhe infermiereve. Shoqata i kthehet ashpër ministrisë, duke i kujtuar se del dhe justifikohet kur bluzat e bardha ngrejnë shqetësimet dhe tregojnë realitetin e sistemit shëndetësor.
Sipas Shoqatës, tashmë është e pamundur të ndalet hemoragjia në shëndetësi, duke hedhur akuza se politikat e gabuara të ndjekura nga qeveria sollën monopol edhe në këtë sistem.