“S’ma mëson ti mua etikën profesionale”, Rama përplaset me gazetarin: Budallenjtë qeshin gjithnjë
11 maji 2022
Një incident ka ndodhur ditën e sotme teksa kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja kanë zhvilluar një konferencë për mediat, me në fokus organet e drejtësisë dhe vendimmarrjet e tyre.
Ndër të tjera në fjalën e tij Rama është shprehur se nuk quhet ndërhyrje fakti që ai i kërkon SPAK-ut që “të mos gjuante cironka me dinamit” duke theksuar se ky institucion duhet të merret me luftën ndaj korrupsionit dhe jo me hetime procedurash.
Bidesa e plotë:
“Sot z.Manja është ngritur në detyrë, është bërë ministër Drejtësie dhe jo në ndonjë institucion të vuajtjes së dënimit”, tha gazetari, ndërsa Rama tha se përmes kësaj që tha duke folur me dialektin dibran kishte thyer.
Më poshtë diskutimi mes tyre:
Gazetari: Në krahun tënd të majtë ndodhet Ulsi Manja, i cili del në përgjigjet e publikuar nga BILD në dosjen nr.184 për zgjedhjet në Dibër duke bërë pazare për votat me ish-kreun e Komisariatit të Dibrës, Robert Aga. Sot z.Manja është ngritur në detyrë, është bërë ministër Drejtësie dhe jo në ndonjë institucion të vuajtjes së dënimit.
Rama: Po pse qesh kur e thua këtë..kur e reciton..
(Ndërhyn gazetari)
Rama: Jo s’ka nevojë..sepse me këtë që the (ironia ndaj Manjës në dialektin e Dibrës) bërë një thyerje të etikës profesionale.
Gazetari: Nuk ma mëson ti mua etikën..se nuk mësohet në Pikturë etika, por në gazetari
Rama: Gjyshja ime thoshte “Nelle labra degli abbonda Il riso (Budallenjjtë qeshin gjithnjë).
Gazeta Shqip