“S’më përçani dot me Sali Berishën!”- Ilir Meta: Prokurorët e SPAK? S’e them dot që janë të gjithë ushtarë të Agaçit! – Kishin patronazhistë që i mbajnë peng
31 Tetor 2023
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se bashkëpunimi me Sali Berishën do të vazhdojë dhe nuk mund t’i përçajnë dot.
Meta theksoi se do të vazhdojë të jetë në një linjë me PD dhe çdo faktor opozitar në vend.
“Jemi në një linjë për rikthimin e të drejtave kushtetuese në Kuvend. Ne jemi në një linjë me PD, me çdo faktor opozitar në vend, që është për rikthimin e vendit në shinat kushtetuese, për rikthimin e shtetit në demokraci, që nuk mund të ndodhi pa vetë rolin që duhet të marrë opozita”, tha ai.
“Kot e keni që doni të më përçani me Berishën, ai ka stilin e tij, natyrën e tij dhe gjithçka duhet parë në kontekstin e asaj që ka thënë. Më duket se ka qenë një rast për një organizatë kriminale që ka cenuar zgjedhjet, rendin dhe shumë gjëra të tjera në Shkodër. Nuk kam dëshirë të mbaj qëndrim në bllok”, tha Meta.
A mendoni që ka prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur?
“Nuk mund të them që të gjithë ata atje janë ushtarë të Engjëll Agaçit, nuk dua ta pranoj ose nuk e dëshiroj. Sepse do të më vinte keq nëse ose ka ndonjë problem dikur të gjithë të jenë ushtarë ti tij, Por s’duhet të demotivojmë ata që duan të bëjnë punën e të zbatojnë ligjin, ata që duan të respektojnë Kushtetutën, që përplasen dhe rrezikojnë me krimin e organizuar.
Prokurorët kanë problemet e tyre, kanë familje, bashkëshortë, të afërm. Është sistemi i patronazhistëve apo harruar ju, funksiononte edhe për drejtësinë. Secili nga ata kishte patronazhistin e vet, qoftë gjyqtar apo prokurorë, për të parë pikat e dobëta të secilit dhe pastaj për të përdorur gjithë sistemin ekzekutiv për ti mbajtur nën presion dhe për ti marrë peng, apo për ti përpunuar”, u shpreh ai.
Gazeta Panorama